Ankth patriotik për Censusin në Himarë, asnjë fjalë për shantazhet “bullgare” në Pustec

Postuar në 22 Shtator, 2023 23:32

 Eduard Zaloshnja, që merret me sondazhe, ka dalë sot me një thirrje për vigjilencë ndaj INSTAT që i bën thirrje të ketë kujdes sepse nga Greqia mund të vijnë autobuzë me himarjotë që do deklarohen grekë e mandej do ikin. E kështu, në kundërshtim me parimin e Censusit që po zhvillohet, do regjistrohen edhe ata që nuk banojnë në Himarë. 

Duke besuar se zotin Zaloshnja e sëkëlldis pikërisht shkelja eventuale e parimit të Censusit, pyetja që shtrohet megjithatë është: ku e di z. Zaloshnja se ata që vijnë nga Greqia do deklarohen grekë? D.m.th mbi cilën analisë statistikore e bazon këtë gjë zotëria, meqenëse flet përherë me shifra? 

Asgjëkundi. Me intuitë. Ajo që nuk i mungon një shqiptari safi. 

Nuk është vetëm ky moment që ilustron sëmundjen e rëndë që ka përfshirë fshatin shqipfolës të quajtur Shqipëri. P.sh këto dy ditë ka raportime se Bullgaria(përfaqësues të ndryshëm) po bën presione që banorët e Pustecit të deklarohen bullgarë, përndryshe do humbasin pasaportat që kanë marrë. Me këtë çështje nuk merret askush, ndoshta sepse pakica bullgare në Shqipëri është shpikje telefonike e moderatorit të OKB-së që e ka strategji personale të bëjë çfarë i thonë. 

Të regjistrosh njerëz që nuk banojnë këtu, është patjetër shkelje e parimeve të Censusit dhe z. Zaloshnja i ka bërë një shërbim kombit që e ka vënë në dukje. 

Por të shantazhosh njerëzit që të deklarohen atë që do një shtet i caktuar çfarë është? 

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kur Micotaqis vete interesohet per nje burgaxhi, duhet te besojme se do ti kurseje leket per ca autobuza.
Ke thone se do i heqesh kapelen Rames po e la ne burg Belerin.
Pyetje: Qysh je nga floket. Jo per noi gjo po fillojne shirat e vjeshtes tashi. Dhe pa kapele...e ke parasysh ti mo.

Submitted by redaksia on

Po mor po, ie heq kapelen per ate qe ben e qe kam thene. Se nuk e u turperova nga ty dhe ai. 

Leshte i kemi pike te forte, se mendjen e keni Ju. Po do te kontrollosh ketu jemi. 

Submitted by Robert (not verified) on

Problemi i lirimit, a i lenies per tu betuar ki tipi ishte qe te caktonte nje nenkrietar te vetin qe te merrej me censusin e te nxirte Himaren me te pakten 20% qe deklarojne se kemi prejardhje greke. Qe pastaj bashika tu quante minoritet si pusteci.
Tani qe u muar vesh se per ca vjet ai do harrohet atje brenda, rezultati i ketij censusi do jete me i varfer se ai i 2011 per Athinen. Se fundja kjo eshte dhe e verteta. Nga ajo kohe, nuk eshte se jane shtuar njerezit. Si shqiptaret safi, edhe ato shqiptaro-greke, te gjithe kane emigruar. fatkeqesisht keta te fundit e shohin veten te huaj si ketej, si andej

Submitted by Anonymous (not verified) on

Hipoteza pohon nje lidhje midis te pakten dy faktorve, me sakte nje mardhenje shkak pasoje qe formulohet ne forme hipotetike: meqenese, nese, athere, po sikur...e tjer dhe keshtu fillon cdo gje ne kete bote per tu spjeguar dhe hidhet poshte apo aprovohet ne nje hetim shkencor. Ti si shkencetar i ceshtjeve te pakicave duhet te na mbushes mendjen neve qe ky opinjon hipotetik nuk eshte i vertete. Hipotezat e tij jane shume te vlefshme dhe unike, kane logjike brenda, kane kohen brenda, kane referenca brenda, qe e dine dhe guri dhe druri, po vetem shkencetare sociale si puna jote nuk e dine se cfar eshte ne gjendje te beje greku, serbi maqedonasi. Te gjithe kane strategji dhe shembujt jane konkrete dhe jo hipotetike se cfar i kane bere shqiptarit. Tamam ja pa dhija deles picken dhe harron te vetem qe e mban gjithmone zbuluar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.