Një hap pas edhe në raport me takimin e Ramiz Alisë me studentët

Postuar në 13 Shtator, 2023 15:08

Në një dalje sot për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ndër të tjera tha:

Do të bashkëpunojë me atë opozitë që njeh gjykata, nuk është PS-ja që përcakton se kush do drejtojë PD-në

Është pak të thuhet se ky është një karagjozllëk i dëmshëm politik. I cili vazhdon prej kohësh, që nga momenti kur SHBA-të shpallën non grata Sali Berishën. Karagjozllëk sepse PD-ja e gjykatës nuk përfaqëson asgjë më shumë sesa adresën e vulës së partisë në një garderobë dhe sepse opozitën nuk e cakton as e njeh gjykata.

Opozitarizmi është në frymën e të drejtës që qëndron në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë dhe sistemit dhe se gjykata është vetëm një aspekt formal, fundor i një procesi politik që duhet të konformizojë me parimet një forcë politike. Në këtë pikë jemi hapa pas edhe në raport me qeverinë e Partisë së Punës së Shqipërisë që e hapi diskutimin juridik të lëvizjes studentore dhe mandej të PD-së pasi u ul në diskutim publik me ta, pra i njohu si të tillë dhe pasi ezauroi çdo diskutim tjetër.

Këtu ne kthejmë përmbys logjikën e një sistemi të tërë dhe zhbëjmë përgjegjësitë reale, pasi do apo nuk do shumica, opozita paralamentare sot dominohet në shumicë nga Rithemelimi. Që ka deputetë, të cilët kanë të drejtë për nisma ligjore, diskutojnë në Komisionet Parlamentare si të tillë, por befas Bledi Çuçi nuk bashkëpunon me ta sepse ka një vendim gjykate që i ngarkon Lulzim Bashësh samarin e rëndë të një partie të cilën nuk e ka.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po pse emri do ja jape fitoren Sales? Per arsye juridike qe kane ne baze pikerisht vullnetin e tij PD drejtohet nga Basha.
Sala le ti vendose nje emer lev8zjes se tij dhe ta ktheje ne parti politike. Pse jo ta quaje Foltore . Ceshtja mbyllet.
Duket sikur njerezit nuk u trembkan nga luani por nga emri "luan."

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.