Autoriteti i Konkurrencës nis hetim ndaj Aeroportit të Rinasit për taksitë

Postuar në 13 Shtator, 2023 22:36

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të thelluar ndaj Tirana International Airport SHPK dhe kompanisë Auto Holiday Albania SHPK në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit të Rinasit.

Autoriteti i Konkurrencës konstaton se «sjellja e TIA mund të përbëjë  abuzim me pozitën dominuese duke refuzuar aksesin ndërmarrjeve të tjera që janë të licensuara dhe që ofrojnë shërbimin e transportit rrugor të udhëtarëve me taksi nga aeroporti drejt Tiranës apo një destinacioni tjetër».

Verifikimet do të kryhen për periudhën kohore nga 1 janari 2022 deri më 15 tetor 2023 dhe pritet të provojnë nëse kompania koncesionare e Rinasit e ka kufizuar konkurrencën e shërbimit të taksive në aeroport, duke mos lejuar asnjë operator tjetër përveç kompanisë Auto Holiday Albania.

Hetimi i thelluar lidhet me Nenin 9 të ligjit të konkurrencës, sipas të cilit refuzimi i ofrimit të shërbimit nga një ndërmarrje me pozitë dominuese përbën abuzim dhe shkelje të ligjit.

Në dhjetor 2020, koncesioni i aeroportit të vetëm në vend, atij të Rinasit, i kaloi “Kastrati Group”.

“Kastrati Group” i bleu të gjitha aksionet nga “Real Fortress Private Limited”, në pronësi të grupit kinez të shërbimeve financiare “China Everbright”, që në prill 2016 se kishte nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.