Braverman: Britania duhet të shkëputet nga Gjykata e Strasburgut

Postuar në 30 Gusht, 2023 13:01

Pas shkëputjes nga BE-ja, në Britani hidhet ideja për t’u shkëputur edhe nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman, e përsëriti këtë ide, duke e cilësuar “të politizuar” gjykatën europiane.   

Deklarata që shënon rikthimin në debatin politik pas pushimeve verore, pason një periudhë të trazuar për Home Office, që lidhet pikërisht me qasjen ndaj azilkërkuesve.

Disa javë më parë, deklaratat e Braverman se qeveria do të bënte “gjithçka duhej” për t’i dërguar azilkërkuesit në Ruandë nxitën spekulimet se ajo mund të zëvendësohej si ministre e Brendshme.

Braverman ka qenë kritike e zëshme e gjykatës dhe e konventës, një qëndrim që i ka sjellë asaj popullaritet mes deputetëve konservatorë të krahut të djathtë, ndërsa disa kanë spekuluar se ajo mund të kandidojë përsëri për lidere nëse Rishi Sunak humbet zgjedhjet e përgjithshme.

"Nëse ne pengohemi nga gjykatat, ose edhe nga Strasburgu, atëherë do të duhet të bëjmë gjithçka që duhet, në fund të fundit, për t’u siguruar që ne mund t’i ndalojmë anijet," i tha ajo programit të BBC Radio 4 Today.

E pyetur nëse kjo nënkupton largimin nga gjykata evropiane, Braverman tha: "Pikëpamjet e mia personale janë të qarta", ndërsa shtoi se qeveria në këtë moment "nuk po e mendon".

Është një gjykatë e politizuar, është ndërhyrëse, po shkel në territorin e sovranitetit kombëtar, por askush nuk po flet për daljen nga GJEDNJ tani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.