Dy mundësi për Presidentin
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka renditur sot një sërë akuzash penale për Taulant Ballën, propozuar për ministër të ri të Brendshëm. Ndër të tjera, z. Berisha ka cilësuar se Balla është I vetmi kandidat i propozuar për ministër, ndaj të cilit ka aktualisht dy hetime penale.
Në këtë konteskt, kreu i Rithemelimit, po I bën një thirrje publike Presientit të Republikës që të mos dekretojë z. Balla për ministër. Çfarë na thotë kjo?
Kjo na provon rolin kritik të kreut të shtetit si institucion, rol i cili ka vlerë edhe me qëndrime. Refuzimi për dekretim I ministrit për të cilin ka kaq shumë rezerva, është akt që legjitimohet brenda logjikës politike, por edhe diskrecionit të Presidentit, diskrecion të cilin po duan t’ia heqin me draftligjin e ri organik për Presidencën. Mbetet në vullnetin e Bajram Begajt për të vepruar.
Një tjetër fushë ku presidenti duhet dhe mund të veprojë është politika e jashtme. Në dritën e nismave të fundit personale të kryeministrit, kreu i Shtetit mund dhe duhet të përcjellë qëndrimet e veta, të cilat patjetër që NUK DUHET të jenë me frymë diversioni, por duhet të vënë sadopak në llogaridhënie kryeministrin, meqenëse mekanizmat parlamentare nuk funksionojnë. Ne jemi peng i një politike të jashtme që bëhet dhe zhbëhet nga një njeri.
Ndaj presidenti ka mundësinë që të faktorizojë edhe veten, por edhe detyrimin që të mos e lërë këtë fushë tokë të djegur të vetëm një individi. Sado të kufizohen kompetencat e kreut të Shtetit, qëndrimet dhe mesazhet atij nuk ia ndalon dot kush. Kjo është edhe historia e atij institucioni. Por kjo varet shumë nga individi në krye të tij.
s.zaimi
Comments
30 minuta verifikim.
30 minuta verifikim.
"Refuzimi per dekretim i
"Refuzimi per dekretim i ministrit per te cilin ka kaq shume rezerva...". E citova zotin Zaimi, sepse thuhet ne kontekstin e kontestimit te Balles nga Berisha; sepse kontestuesi kryesor, ne fakt akuzuesi, i zotit Balla eshte Berisha; akuzat qe behen nga pd-istet e tjere jane thjeshte refleksione te akuzave te Berishes; kurse nga gazetaret, zoti Balla eshte aq i kontestuar sa shume deputete a ministra te tjere socialiste. Per ta thene shkoqur: Taualant Balla eshte i kontestuar, sepse e konteston Sali Berisha me konsistence. Mirepo, sqima gjenuine gazetareske shqiptare nuk pranon kontestimet e Berishes per shkak te biografise se keqe te tij te formesuar nga propaganda e socialisteve qe ne vitin 1990 ( reaksionari, veriori, maloku, shpellari, tropojani, i dhunshmi - fjalet kyc keto te propagandes).
Eshte e njejta gje si me Saimir Tahirin; kur BErisha i pemendte ate makinen e famshme , bile me nr targe, te kusherinjve te tij qe nje vitin e pare te qeverisjes socialiste, te gjithe thoshin: c'ja fut kot edhe ky! Nuk kaloi shume, dhe pikerisht ai numer targe dhe ajo lidhje kusherinjsh e futen ne burg Tahirin.
Por me spektakolarja eshte skena ne Parlament: Sali Berisha akuzon per avione me droge - te gjithe deputetet dhe ministrat socialiste qeshnin me te madhe, duke mbajtur barkun me dore disa; e njejta situate ne Opinion te Fevzos; te gjithe analistet qeshnin dhe talleshin me "halucinacionet e Berishes". Pas nje jave ra avioni i stermubshur me droge... dhe shume te tjere me pas!!!
Sa per Taulant Ballen, ai eshte zgjedhur si Minister i zgjedhjeve parlamentare, te kohshme apo te parakohshme qofshin ato.
Add new comment