Ngushëllimet më të sinqerta! Loja nuk je Ti!
Ça nuk lexon në këto momente! Hienat mediatike të Edi Ramës janë lëshuar në grup për t’i bërë gjyqin Albin Kurtit pse nuk priti Edi Ramën. Edin, të vetmin dhe të papërsëritshmin Edi. Nuk priti burrin e shtetit(mos qeshni), vizionarin e Rajonit, europianin par exellence, patriotin e mençur, politikanin modern, artistin. Kurti iu përvodh një takimi me historinë, me rrjedhat e saj. Ngjan si ata njerëzit që refuzojnë të blejnë biletën fituese.
Dhe me këtë rast, këta idhujtarë gjenuinë të Edit, po gjykojnë një kryeministër tjetër duke vënë në dukje mëkatet e tij. Që nga vetëizolimi e deri te mediokriteti. Akademikë të stërvitur të zhurmës dhe rrëmetit, rrufjanë të berihait, këta thinjoshë të kalemit dhe fletërrufeve janë ngritur në këmbë për të sqaruar popullin shqiptar se Lideri nuk u prit në Kosovë nga një batakçi pa tru, pa din e pa iman, që nuk e kupton se ku po shkon.
Në fakt gjërat janë ndryshe dhe më të thjeshta. Ky që e mbajnë këta sot për vizionar është ai njeriu i rëndomtë i videos me Nasip Naçon dhe Lefter Kokën. Është ai që nuk po e vjedh dot vëmendjen kësaj radhe, vdiq i ziu, po djersin që të jetë ai Loja, jo një mushkë politike nga Kosova siç edhe zografis ai politikën. Janë më të thjeshta sepse në politikë ka edhe kundërshti dhe nuk ka pse një kundërshti të amballazhohet si fundi i botës.
Janë edhe më të thjeshta se kaq xhanëm. Jemi një vend me qeveri hajdutësh. Banditësh. Fakt ky, i provuar, përjetuar dhe normuar. Po xhanëm edhe sikur ky zulmëmadhi publicitar të jetë kështu si e pasticifikojnë këta të mjerët që u iku jeta si zëdhënës, ka të drejtë kushdo që të thotë: nuk e takoj se nuk është ndonjë farë burri. Se edhe nga piktura nuk marr vesh, edhe i gjatë nuk jam aq sa për të nisur lojën me top, edhe për të qeshur kot nuk më qeshet, plus që nuk di as të flas për kollarot dhe xhaketat. Po edhe qejf të madh të më përqafojë për hajgare dixhitale nuk ma dheks shumë.
Quajini komplekse – i erdhi dita Tiranës të gjykojë të tjerët për komplekse - por ndodhin. Ndaj përtypeni, mirë e mirë dhe gëlltiteni siç ua do zakoni bashkë me idhullin prej argjili faktin që dikush në Kosovë nuk pordhi për dikë të Madh nga Tirana. Kush thotë se në këtë zhurmë ka politikë, gabohet. Është zhurmë për të thënë: Jam unë. Jam Edi, i madhi dhe i vetmi, i vërteti. Kam fakteqësinë që nuk më kupton kush!
Ngushëllime! Futi një skenar për film se edhe pse nuk ia thua për asgjë, sallën plot do e kesh. Shqipëria ka ditur përherë të tallë edhe duke e begenisur Tjetrin!
s.zaimi
Comments
mire qe nuk ka shume
mire qe nuk ka shume mendjendritur si jy e si jeni fut dhe ju politikes..po politika nuk behet as me mllef e as me duf..e minimum standart te vetes ka dialogun dhe ruajttjen e nje lloj kortezie..e gjithe analiza juaj mbi mbi pm rama mund te jete e sakt por eshte krejt femijrore reagimi instituzional i kosoves.nuk do te degjoj askend e nuk respekton askend..nuk jetohet vetem ne kete bote ,dhe vete indiviti ka nevoje per jete sociale..nuk jetohet vetem me hund dhe me ego..po nejse nese mendoni se kosova ne rrugen e duhur dhe politika duhet te bazohet ne postulatet e llogjikes tuaj suksese ne rrugetimin tuaj delirant.ti heqesh politikes ne artin e vet fjalen e dialogun i bie ta perdhosesh e ta kthesh ne nivel te rendomt kafenesh .
Marreveshjet u firmosen.
Marreveshjet u firmosen.
Nuk i futemi politikes se na ndeshkon biografia. Duhet me qene Dere e Mire!
:))bravi
:))bravi
Eshte edhe Kosova mor burre.
Eshte edhe Kosova mor burre. Per cfare brohoret? Nuk keni nje minimum empatie? Si e degradoni ket hall qe i ka ra Kosoves ne palacolleqet e tipit: kush ja prek hunden i pari tjetrit ka fitu.
Njerez pa din e pa iman. Turp.
Add new comment