Notë proteste e Konsullit të Meksikës ndaj deklaratave të kryeministrit Rama
Pak ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri një krahasim. Duke folur për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë, z. Rama tha se ky akt është njësoj si vendosja e ushtrisë meksikane në kufirin me SHBA. Vlera e saj është Zero.
Mbi këtë deklaratë, autoritetet meksikane kanë autorizuar Konsullin e Nderit në Tiranë, z. Ylli Ndroqi që të paraqesë notë proteste dhe të sqarojë kuptimin e këtij krahasimi që fyen nderin dhe dinjitetin e Meksikës.
Në notën e paraqitur vetëm në datën 2 qershor 2023, z. Ndroqi vendos në fund kërkesën që sqarimet të paraqiten sa më shpejt të jetë e mundur, pasi përndryshe ai do të sugjerojë vendosjen e sanksioneve ndaj Shqipërisë, mes të cilave është edhe dorëheqja e tij e parevokueshme nga detyra e Konsullit.
Sipas burimeve diplomatike në Tiranë z. Ndroqi është shprehur verbalisht se Shqipëria nuk është në kushtet kur mund t’I lejojë vetes krahasime të tilla, pasi ushtria e saj as konsiderohet si e tillë mes ushtrive edhe të rajonit.
Add new comment