Njësoj gënjejnë. Gjynah që nuk janë në një parti

Postuar në 29 Maj, 2023 18:09

Saliu sot ka ka kërkuar nga krerët e grupeve të partisë së tij që të gjejnë prova për manipulimin zgjedhor. Tha edhe se me zgjedhjet e fundit koalicioni i tij shpëtoi Shqipërinë nga monizmi bashkiak.

Më tej në daljen publike akuzoi mediat që kërkojnë prova për manipulimin si skllave të mafies.

Edi ia mori një tjetër kënge. Në Korcë kryeministri ka deklaruar se vota e 14 majit flet për pritshmëri të larta ndaj socialistëve, që duhet të rikthejnë njerzillëkun me qytetarin. Ai ka deklaruar se qytetarët me votën masive e sfiduan qeverinë e tij. Ka një problem këtu: PS-ja ka amrrë thuajse aq vota sa ka marrë që nga viti 2015 e pas, asgjë më shumë. Zoti Rama falenderoi edhe ata që nuk votuan sepse sipas tij kanë dëshmuar patriotizëm duke refuzuar hijet e së shkuarës. Puna është se ka shumë nga ata që nuk dalin se nuk shohin dot me sy njerëz si kryeministri, pa folur për faktin se z. Rama edhe gënjen pasi në garë kishte edhe subjekte të tjera.

I vetmi që nuk flet është Ilir Meta. Ka marrë ca vende ai në këshilla dhe nuk shpenzohet kot me muhabete. Megjithatë nëse shohim përrallën që tregon edi dhe saliu kupton se secili reciton eposin e vet, mbyllur e izoluar nga armiq e hije, fitore e manipulime, pa u interesuar se e vërteta është disi më ndryshe. Se ka një pjesë të madhe që e kanë lënë vendin në dorë të tyre me bindjen se nuk kanë me pjesë këtu. Interesante megjthatë të shohësh se pavarësisht se askush nuk i kërcënon këta në baçet e tyre, sërish preferojnë të gënjejnë, gënjejnë e sërish gënjejnë.

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Ka nje problem me "ka nje problem ketu: PS-ja ka marre...". Problemi qendron tek "inflacioni" demografik. Nuk mendoj se jane te dy njesoj genjeshtar. Berisha eshte genjeshtar si cdo politikan, i cili me perkufizim e mbart kete cilesi; dmth Berisha eshte nje politikan genjeshtar normal (sado anormale te duket kjo, jashte kontekstit); Berisha, Nano, Meta, Majkon ta leme jashte se eshte gjynah, te gjithe keta jane politikane genjeshtare te zakonshem.
Rama eshte genjeshtar i jashtzakonshem. Cdo prapesi te ish-kryeministrave te tjere, Rama e ka shpene ne extrem. Berisha me shume spikat, por edhe Nanua edhe Meta, te pakten i kane patur ( them kur ishin Kryministra) si mirenjohjen edhe mbafjalen apo burrerine, sado tribaleske te jete kjo e fundit. Rama s'ka asgje nga keto; fjalet e bukura shqipe me prejardhje turke, edepses, sojsez, sherefsez ( ate dinsez po e leme se shumica jone keshtu ngjan te jete), jane cilesimet me te sakta per te.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.