Për herë të parë që nga nisja e luftë/Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Ukrainën

Postuar në 21 Prill, 2023 20:03

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka vizituar për herë të parë Ukrainën që nga nisja e sulmit ushtarak rus dhe që nga Kievi ka folur për anëtarësimin e saj në Aleancë.

Vendi i drejtë i Ukrainës është në NATO dhe me kalimin e kohës mbështetja jonë do t’ju ndihmojë që kjo të bëhet e mundshme

i është shprehur ai presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Vizita është shfrytëzuar nga Rusia e cila përmes përfaqësuesve të saj ka deklaruar se ftesa për anëtarësim dhe premtimi për një gjë të tillë justifikon ndërhyrjen ushtarake ruse. Ndërkohë në media të ndryshme sot qarkullohej një lajm sipas të cilit asnjë prej anëtarëve të Aleancës nuk është kundër hyrjes së Ukrainës, por kjo pasi të përfundojë lufta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.