Mënyrë e re për të luftuar korrupsionin europian: burokratë anonimë 

Postuar në 06 Prill, 2023 11:11

Burokratët që punojnë me propozimet ligjore të BE-së do të  jenë tërësisht të paidentifikueshëm. 

Komisioni Evropian ka vendosur të heqë emrat e stafit të nivelit më të ulët nga databaza ËhoisËho. Kjo e fundit është një bazë të dhënash me adresa emaili dhe numra telefoni për zyrtarët e të gjitha niveleve të ekzekutivit të BE-së.

Qëllimi është të shmanget aksesi te burokratët, në mënyrë që të parandalohet influenca në ligjet e BE-së. Tashmë në lista do të jenë vetëm shefat e tyre, drejtues të njësive dhe më lart.

Heqja e informacionit të kontaktit për “bletët punëtore” të Komisionit do ta bëjë punën e atyre që janë në çështjet publike më të vështirë, do të përfaqësojë një pengesë për transparencën dhe do të çojë në një proces vendimmarrjeje më të errët në BE," tha Emma Brown, nënkryetare e Shoqatës së Profesionistëve të Çështjeve Europiane.

Skandali Katargate në Parlamentin Evropian dhe dalja në dritë e detajeve mbi fluturimet falas të një zyrtari të lartë të Komisionit nga Qatar Airëays kanë ngritur alarmin për ndjeshmërinë e institucioneve të BE-së ndaj manipulimeve të jashtme.

Parlamenti Evropian po ndërmerr reforma për t'u kërkuar eurodeputetëve të zbulojnë takimet me grupet e interest, ndërsa Komisioni po bën ndryshime në autorizimin për udhëtime të paguara nga palët e treta.
 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.