Moldavisë i hapet drita jeshile për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE

Postuar në 28 Mars, 2023 13:58

Presidenti i Këshillit të Europës Charles Michel ka deklaruar në një konferencë për shtyp se kërkesa e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Moldavisë në Bashkimin Europian do të merret shumë shpejt në konsideratë. Michel ka zbardhur faktin se ka diskutuar çështjen me presidenten e vendit, Maia Sandu ndaj së cilës ka kërkuar që të ndiqen hapat e kërkuar, sidomos për reformën në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit.

Moldavia mund të marrë në konsideratë mbështetjen e plotë të BE-së

është shprehur ai.

Sipas Michel, çështja do të mund të shtrohet për diskutim në samitin europian të 1 qershorit, në kontekstin e një situate të ndezur në kontinent dhe kur Perëndimi po akuzon Moskën për përpjekje destabilizuese në Moldavi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.