Polonia po përfshihet në konflikt

Postuar në 09 Mars, 2023 18:10

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar se ndërtimi i një baze stërvitore polake në Ukrainën Perëndimore, do të sjellë përfshijen e Polonisë në luftë. Gjatë një komunikimi me gazetarët Zakharova ajo e ka cilësuar ndërtimin nga kompania polake Lubawa S.A. të një qendre stërvitore në rajonin Volyn si një përfshirje të drejtpërdrejtë të Polonisë në konflikt, duke theksuar se:

objektet ushtarake në Ukrainë janë shënjestra legjitime për forcat e armatosura ruse

Zakharova ka cilësuar se Varshava zyrtare po kamuflon dislokimin e infrastrukturës ushtarake në Ukrainën Perëndimore nën angazhimin e trupave që veprojnë “vullnetarisht”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.