95 milionë në varfëri në BE

Postuar në 05 Mars, 2023 11:44

Varfëria ka nisur të trokasë si realitet prekshëm sërish në Europë. Për arsye nga më të ndryshmet, për shkak edhe të krizave sekuenciale që goditën kontinentin, ajo që dukej si e shkuar, po rikthehet. Në vitin 2021, 1 në 4 fëmijë ishte në rrezik varfërie apo përjashtimi social, me një situatë alarmante sidomos në Spanjë dhe Rumani ku shkalla e varfërisë së fëmijëve lëviz nga 33% -41.5%.

Problemi për disa kategori është te mbijetesa, tek ushqimi I përditshëm. Kjo në Europë, në zonën më të pasur të globit. Në vitin 2022, Caritas Europa evidentoi një rritje me 40% të rritjes së aplikimeve për shërbime sociale, që përfshin edhe të tilla si ngrohja dhe uji.

Shifra e personave që janë në të ekspozuar ndaj varfërisë apo përjashtimit social megjithë përpjekjet e bëra parashikohet në 95 milionë në vitin 2030, me vetëm dy instrumente rekomanduese të Këshillit të Europës pa karakter detyrues. Një është Garancia Europiane për Fëmijët dhe tjetra e Ardhura Minimale që aktualisht vetëm në Hollandë dhe Irlandë është përmbi kufirin e varfërisë.

Eurodeputetja Sara Matthieu shprehet për EuObserver se shumica e vendeve anëtare të BE-së kanë mjetet për ta zgjidhur apo vënë në vijë këtë problem, por kanë zgjedhur të mos e bëjnë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.