2023, fushata vazhdon me parimin "rruga sjell vota"

Postuar në 19 Shkurt, 2023 15:00

Veliaj: Asfaltohet “Rruga e Saraçëve”, bashkon Tiranën e vjetër me të renë!

Këtë titull e gjen në faqen kryesore online të Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Nga pikëpamja gazetareske, “lajmi” ka interes lokal, madje më poshtë se aq. Interes “Lagjar”. Ndaj vendosja e tij në faqen kryesore të një agjencie shtetërore nuk ka shumë kuptim.

Do kuptuar se jemi në fushatë dhe këtu meriton pak vëmendje lajmi në fjalë. investimi është në njësinë nr.8, rruga në fjalë është 300 m distancë nga qendra e Tiranës dhe marrim vesh se ajo asflatohet në vitin 2023, pak muaj para zgjedhjeve.

Zdromsi citohet të ketë thënë aty se:

Pasi të mbarojmë me aksin kryesor, do të vazhdojmë me gjashtë rrugicat që lidhin mëhallat dhe xhepat e vegjël mes pallatëve ose shtëpive private. Pastaj, do të kalojmë te kryqëzimi i “Farmacisë 10”, për t’u zhvendosur te lagjja “Besa”, pjesa e Njësisë 8, aty ku kemi hapur edhe shkollat e reja “Kiço Blushi” dhe “Sevasti Qirjazi”, por ku kemi edhe pallatet e rindërtimit. Kjo zonë ka qenë e lakmuar kur Tirana sa u shpall Kryeqytet sepse Rruga e Dibrës ishte qendra e Tiranës së vjetër. Unë besoj se do të jetë e lakmuar për sa kohë që rrethohet nga Pazari i Ri, i cili sot është një nga hapësirat ikonë të turizmit, një hapësirë që ka fituar çmime; lipset që edhe rrugët pranë Pazarit të Ri të përfitojnë nga e njëjta vlerë e pronës dhe të përfitojnë nga i njëjti sistemim

Pra në një njësi ku përgjithësisht ka ndikim forca kundërshtare, po synohet të arrihet një rezultat pozitiv. Nuk ka ndonjë gjë të keqe këtu. E pazakonta është që fushata nga këta Shakaxhinjtë e Përparimit që përmbytin dynjanë me propagandën e klasifikimit të Tiranës në një qytet që e lakmon kushdo, përfundojnë që garojnë pas dy mandatesh me investime në infrastrukturë. Në qendër madje, jo në periferi.

Është një tregues i një mendësie të dy dekadave tashmë që do të duhet të mbyllet njëherë e mirë: rruga baraz vota. Pa folur se Zdromsi vetëm pak muaj më parë u kap duke bërë marifete me një rrugë tjetër në Tiranë, sikundër bën në rrugën “Tefta Tashko Koço”, paralel me Pazarin e Ri, ku ndërhyn e bën punime një kompani private, prish rrugën e prek sistemin e kanalizimeve, sepse Zdromsi e ka toleruar një gjë të tillë.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.