Rreth nevojës për taksimin e tokës

Postuar në 09 Shkurt, 2023 11:37
Martin Wolf

 

Unë kam qenë prej kohësh një mbështetës i taksimit të vlerës së tokës.  Një taksë e tillë do të ishte ekonomikisht eficiente dhe moralisht e drejtë. Por ka qenë politikisht e pamundur: interesi i poseduesve, që tani përfshin një pjesë të madhe të popullsisë si pronarë – zaptues ka qenë shumë i fortë. Kjo është një tragjedi. Tani që politikanët perëndimorë po japin e marrin me rritjen e ulët ekonomike, financa publike nën stres, pabarazi e madhe, tensione ndër-rajonale  dhe një sistem financiar të paqëndrueshëm, ata duhet të marrin parasysh një ndryshim të tillë themelor në atë se çfarë taksohet.

Ideja e taksimit të rentës së tokës asociohet ngushtë me amerikanin e shekullit të 19-të, Henry George. Por Adam Smith, David Ricardo, James Mill dhe djali i tij, John Stuart Mill, të gjithë ndanin të njëjtën pikëpamje. Më pas, në mënyrë mendjelehtë, ekonomistët nisën të inkorporojnë tokën(që përfshin të gjitha asetet natyrale të paprodhuara) në kapitalin e prodhuar. Kjo çoi mandej në modelet neoklasike “dy faktorësh” të ekonomisë që janë në vija të trasha çorientues. Si pasojë, taksat mbi tokën u konsideruan përherë e më shumë në kontekstin e taksave mbi pasurinë, ndonëse burimet natyrale janë shumë të ndryshme nga stoku i kapitalit i krijuar nga puna dhe konsumi.

Një studim i publikuar nga Qendra për Kërkime të Politikës Ekonomike në vitin 2021, titulluar “Super stimujt në Buxhetin e Balancuar Post -Korona: Rasti për Ndryshimin e Taksave mbi Tokën”, sugjeron një vështrim të shkëlqyer rreth të gjitha argumenteve të sotshëm. Casusi moral për ndarjen e të ardhurave mbi burimet natyrore nga ato mbi asete të tjera është se në të parata paraekizston përpjekja njerëzore.

Vlera e tyre varet nga e dyta, por më saktë jo nga ajo e pronarëve të vet. Toka nën shtëpinë time ka, p.sh, u rrit jashëzakonisht në vlerë përgjatë pak dekadave të fundit. Unë nuk bëra asgjë që ta meritoj këtë. Ishte rezultat i përpjekjeve të të gjithë atyre që kanë kontribuuar ta bëjnë Londrën më të pasur, përfshirë sigurisht publikun në përgjithësi përmes taksave. Një pjesë e madhe e vlerës së përgjithshme të qyteteve prodhuese qëndron në këtë mënyrë, kapur prej atyre që qëllojnë të posedojnë tokën. Në shkencën ekonomike është kuptuar prej kohësh është e logjikshme të taksohen faktorët e prodhimit furnizimi i të cilëve nuk afektohet nga çmimi i tyre. Stoku i kapitalit të riprodhueshëm është e kundërtë e kësaj.

Në një ekonomi të globalizuarnme lëvizje të lirë të kapitalit, asete të tilla, janë skajshmërisht të vështira për t’u taksuar, sikundër është po ashtu e vërtetë kjo për kapitalin e lëvizshëm njerëzor. Në të dyja rastet, përpjekja për të vepruar kështu, rrezikon reduktimin e kapitalit dhe kështu të të ardhurave. Por nuk është e vështirë të takohet toka, që është me përkufizim e palëvizshme. Një argument më shumë për taksimin e vlers së rentës së tokës është ai se pronësia mbi tokës tani financohet kryesisht nga sistemi I kreditit. Në këtë mënyrë, rentat mbi tokën konvertohen në interesa mbi borxhe joproduktive. Flluskat spekullative mbi tokën udhëheqin po ashtu ciklin e kreditit drejt efekteve makroekonomike shkatërruese.

Shumë qeveri janë nevojë tani të rrisin të ardhurat, idealisht pa prekur prosperitetin. Sërish, socializimi i shumëçka nga yield mbi tokën është një mënyrë e qartë për ta bërë këtë. Për më tepër baza e taksimit është shumë e madhe: në ShBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, vlera e “aseteve jo të prodhuara” është më shumë sesa gjysma e aseteve totale. E njëjta situatë është në shumë vende të tjera. Asnjë prej këtyre nuk do të kishte rëndësi nëse në praktikë fitimet potenciale nga shkëputja prej taksave mbj kalitalin e prodhuar dhe punën nuk do të ishin të mëdha. Autorët e studimit vlerësojnë nga një model i thjeshtë se një rritje në shkallën e taksimit mbi vlerën e tokës nga 0.55% në 5.55%, me reduktime në taksim të kapitalit të prodhuar dhe punës me 28 dhe 10 pikë përqindje respektivisht, do të rriste outputin me 15% në krahasim me prirjen aktuale. Nëse politikëbërësit duan të promovojnë rritjen kjo është një pikënisje: taksa e pavjelë nga renta është shumë më e madhe dhe formimi i kapitalit dhe puna e njerëzve shumë më pak.

Pushteti politik i pronarëve të tokës, të mëdhenj dhe të vegjël, është arsyeja pse argumentet e njohura të ekonomistëve të mëdhenj janë injoruar për kaq shumë kohë. Por këtu luan rol edhe gabimi intelektual i përzierjes së tokës me kapitalin e prodhuar sikur të ishin e njëjta gjë. Por kjo nuk është e saktë. Siç tregon studimi, është e mundshme të vlerësohet toka nëse qeveritë do të donin.

Është e qartë se do të kishte probleme serioze tranzicionale, më së paku për ndryshimet në vlerësimet mbi të cilat janë dakordësuar hipotekat. Një mundësi për ta anashkaluar këtë do të ishte njoftimi i taksave të reja mbi tokën vetëm mbi vlera përmbi  atyre që janë sot. Një tjetër, do të ishte miratimi gradual i taksave të reja.

E rëndësishme është që nëse ka reforma që janë në gjendje ta bëjnë vendin sit ë tërë më të mirë, është në parim e mundshme të kompensohen humbësit dhe të tjerët të dalin më mirë. Ka kaq politika të tilla. Kurajo! Provoni këtë!

Burimi: Financial Times

Përkthimi: ResPublica 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.