2023, Europa vendos autorizimin për të hyrë në Zonën Shengen

Postuar në 16 Janar, 2023 16:28

Sistemi i ri i kontrollit të hyrjeve në BE po përgatitet dhe ai pritet të hyjë në fuqi në muajin maj. Medait hollandeze shkruajnë se ndryshimet e bëra, çdo shtetas që do të hyjë në zonën e BE-së do të regjistrohet në një sistem të ri kontrolli dhe gjashtë muaj më vonë, pra diku nga muaji nëntor, shtetas si shqiptarët do të detyrohen të aplikojnë për një autorizim udhëtimi në rrugë digjitale.

Të dhënat që do të mblidhen përfshijnë emrin, llojin e dokumentit, të dhënat biomerike si gjurmë gishtash dhe imazhe të fytyrës, vendi i hyrjes dhe i daljes dhe kohëzgjatja e qëndrimit.

Pasaportat do të skanohen dhe nuk do të vulosen elektronikisht. Sistemi po mbrohet me arsyetimin se me marrjen një herë të të dhënave ai lehtëson hyrjen për udhëtime të mëvonshme, ndërkohë që ka shqetësime të mëdha se baza e jashtëzakonshme e të dhënave që do të krijohet e që do të ruhet për tre vjet. Shqetësime ka edhe për vonesat që mund të krijohen në kufij, ndërkohë që me sistemin e ri të autorizimit, Europa bën edhe një shaka të radhës: Autorizimi do të duhet të tregohet në kufi, ndonëse për të lehtësuar hyrjen siç thuhet krijohet gjithë kjo infrastrukturë digjitale.

Është pak të thuhet se vendimi është një shaka pa kripë dhe shprehjet e politikës me karakter burokratik në BE. Pasi nëse me këtë sistem do të ndalohen kriminelë dhe terroristë që hyjnë në BE, është e udhës të nxirren të dhënat për autorët e akteve terroriste dhe grupimet kriminale që veprojnë në BE. Po kështu synimi për të ndaluar qëndrimin dhe kontrollin e personave që shkelin kohën e qëndrimit pa vizë, që është 180 ditë në një vit, në të vërtetë bie ndesh me pretendimet e deri tanishme dhe premtimet e samiteve pa bukë të BE-së ku flitet për akses më të madh në tregun e punës nga vende si Ballkani Perëndimor që për ironi, rrethohet nga vende të BE-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.