Mediat qarkullojnë lajmin e dorëheqjes së ministres gjermane të Mbrojtjes
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht pritet të japë dorëheqjen që këtë javë që vjen, si pasojë e goditjeve në kredibilitetin e saj publik. Lajmi është qarkulluar nga "Blid" dhe referohet në media të tjera ndërkohë që autoritetet gjermane nuk e kanë përgënjeshtruar atë. Njoftimi vihet në kontekstin e presioneve në rritje ndaj Gjermanië për të furnizuar Ukrainën me tanke "Leopard", ndërkohë që Franca ka rënë dakord të dërgojë tanke të veta në betejë, njësoj si Britania e Madhe ka miratuar dërgimin e taknete "Challenger".
Largimi i Lambrecht pranohet zyrtarisht se është diskutuar në mjediset e Partisë Socialdemokrate, çka e vendos qeverinë e Scholz në presionin e gjetjes së një pasuesi ndërkohë që e ka mbrojtur me shumë forcë ministren e vet deri më tani që ka qenë shumë herë në qendër të vëmendjes së medias për qëndrime dhe deklarata shumë të paqarta.
Add new comment