Deri ku shkon angazhimi i BE-së për Ukrainën?

Postuar në 03 Janar, 2023 20:56

Në datën 3 shkurt të këtij viti njoftohet se në Kiev do të mbahet një samit në Kiev, formalisht një qytet në rrezen e goditjes ushtarake të Rusisë. Samiti sinjalizon një mbështetje pa kushte për Ukrainën dhe faktin se në BE nuk ka asnjë mundësi objektive që dikush të mirëkuptojë arsyet e Kremlinit për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë. 

Thënë kjo duhet vënë në dukje se për sa I përket perspektivës Europa është e ndarë dhe kjo edhe pse lufta e Ukrainës ka përcjellë shumë mësime. I pari, ai historik: Europa nuk është imunizuar nga lufta konvencionale.

Së dyti, ekonomike. Gjermania dhe Hungaria janë dy vendet që nuk po e kalojnë mirë situatën aktuale duke qenë të detyruar t’i ashkohen sanksioneve dhe të militarizojnë Ukraninën, një vend që në parim përfaqëson aspektin ofensiv ndaj Rusisë dhe historisë politike të saj. 

Së treti gjeopolitike. Në një mesazh të ditëve të fundit, Instiuti “Pilecki” në Poloni ka organizuar një diskutim të madh një javor me studiues të ndryshëm, me temë: Ukraina, Gjermania, Polonia, tri mënyra të ndryshme gjeopolitike për të menduar për Rusinë. 

Marrë së bashku, mobilizimi që po vihet re evidenton se konflikti në Ukrainë ka kanalizuar çlirimin e një energjie të re në raport me Rusnë dhe kufijtë lindorë të Europës. Asnjë konflikt nuk e ka bërë këtë dhe me këtë rast duhet të themi se axhenda e vendeve si Lituania, Estonia, Polonia dhe Ukraina po marrin momentum dhe priren, së bashku me Gjeorogjinë, të imponojnë rishikimin e politikës së sigurisë së Europës, diçka që do të bënte praktikisht të pamundur të ashtuquajturën arkitekturë të re të sigurisë që kërkohet prej shumëkujt në kontinentin e vjetër. Kjo jo vetëm për faktin se askush në Rusi nuk do të pajtohej me këtë shkallë humbjeje për ta quajtur normale, por edhe pse vende si këto më sipër e shohin aktualitetin jo si realitet të ri forcash, por si korrigjim padrejtësish historike. 

Ukraina ja ka dalë për arsye mga më të ndryshme të energjetizojë një lëvizje solidariteti strategjik në Perëndim që tejkalon në fakt pritmëritë dhe nevojat. Në një shkrim në EurActiv, analisti politik ukrainas, Roman Rukomeda flet për fundin e normalitetit të vjetër në Europë dhe nisjen e një normaliteti të ri. Dogmatizmi I verbër rihidhet në veprim në formën e një agresioni propagandistik intoksikues: 

Lufta e nisur më 24 shkurt 2022 ndryshoi botën dhe Europën. Beteja mes vendeve demokratike dhe totalitare u zhvendos në skenën e nxehtë. Fushëbeteja e parë – Ukraina – u zgjodh

shkruan ai duke shtuar se sulmi rus duhet kuptuar si akt i një koordinimi me tirani si Koreja e Veriut, Kina dhe Irani. 

Vallë Ukraina është një vend demokratik? Dhe a ishte përpara invazionit? A është ajo më demokratike se Turqia? Se Shqipëria? 

Këto janë receta iluzive të ngjashme me tezat e Putin se në Kiev ka nazistë, ndonëse armiqësia historike e gjen linearitetin në çdo lloj faze historike duke përmbysur kriteret morale që duhet të ishin universale. 

Ç’do të thotë normaliteti i ri? Një term që të kujton periudhën e pandemisë. Do të thotë që lufta në Ukraina të emërzohet si luftë europiane, që Europa ta shohë Rusinë për armikun e qytetërimit të vet dhe Ukrainën si mburojë. Kjo është një ofertë shumë e rrezikshme e cila e ka shumë të vështirë të gjejë konsensusin në BE. Jo pse përfaqëson një manipulim diabolik me një fatkeqësi nacionale, por dëshmon se ambiciet e dikujt në Kiev dhe pas tij nuk lidhen strikt me paqen, por synon diçka përtej: instrumentalizimin e paqes për synime strategjike dhe gjeopolitike të tjera.

Dhe nuk gjen konsensus edhe për një arsye historike: Interveconi i 1918 i dha boleshvikëve mundësinë e mbijetesës dhe elaboroi strategjinë për të, Lufta e Dytë, revolucionarizoi mënyrën e të menduarit në Kremlin, militarizoi komunizmin sovjetik dhe e pajisi atë me protokollet e veprimit imperial. 

Diçka që është mirë të shmanget sërish me Rusinë e sotme që ndonëse një xhuxh ekonomik, ruan kapacitetet e shndërrimit në një fuqi përcaktuese në eventualitetin e një konflikti përfundimtar për të cilin njësoj si ShBA ka dispozitivin psikologjik dhe infrastrukturor të reagojë. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.