News me Euro/Lulzim Basha bie në sy për një rikthim të mundshëm

Postuar në 28 Nëntor, 2022 18:34

Euronews Albania raporton për rikthimin e Lulzim Bashës. Sipas televizionit në fjalë, që ndjek rrugë interpretimi politik si ato që haseshin dikur në gazetën “Koha Jonë”, Basha po bën gjeste që ilustrojnë këtë gjë.

Fillimisht Basha u shfaq në Panairin e Librit, aty ku përveç blerjes së librave, u pa të takonte të rinj dhe të reja. Më pas ish-kryedemokrati ka marrë pjesë në disa takime me mbështetës të tij në disa prej degëve të Tiranës. Gjatë këtyre ditëve që mbizotëron atmosfera e botërorit, Basha i është bashkuar të rinjve duke ndjekur ndeshjet në lokalet e Tiranës.

Me këto lëvizje në terren, por edhe me rikthimin në seancën e Kuvendit, Basha po jep mesazhin e qartë se periudhës së pushimit nga politika aktive po i vjen fundi dhe po bëhet gati që të rikthehet

shkruan televizioni në fjalë.

Gjithë ky aktivitet domethënës politik prej dikujt që humbi domethënien edhe kur ishte në zyrën kryesore dhe iku duke marrë një vulë.

Përtej kësaj, duhet thënë se rimobilizimi i Lulzim Bashës në aktivitet politik është qartazi një operacion i mbyllur elektoral për të tërhequr sa më shumë vota në përballjen e 14 majit dhe për të relativizuar momentumin e ligjërimit opozitar.

Lulzim Basha, edhe për këta që ndjekin vuajerizmin politik si kriter, nuk përfaqëson asgjë në të ashtuquajturin terren politik sepse u provua në këtë drejtim. Ai luan këto në një rol oborrtari të cilit i mvishet në mënyrë fare absurde një mision restaurimi I një linje politike që është e njëjta. Loja e këtij individi është asgjë më shumë sesa investim kundër Sali Berishës si non grata që ka sfiduar për befasinë e shumëkujt garancitë diskredituese të një damke nga SHBA e cila nuk ka funksionuar.

Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk sjell asgjë me vete, asnjë shpresë, asnjë alternativë veç asaj të karrierave personale, pse përtej konsideratave personale për njërin apo tjetrin, politika është forcë dhe mobilizim, jo direktivë ambasadash. Pa dashur të spekullojmë për asgjë, por kë duken si News me Euro në mënyrë metaforike. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.