Nëse do të kisha dosje bashkëpunimi, Autoriteti duhet të më padiste penalisht

Postuar në 06 Gusht, 2022 00:41

Ish-presidenti i Shqipërisë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar dje në një intervistë për MCN Tv se nuk ekziston asnjë dosje përpunimi apo informimi e tij për llogari të Sigurimit të Shtetit. Teksa ka lënë të kuptohet se ai do të ndjekë praktikën ligjore ndaj drejtuesve të Autoritetit të Dosjeve që ka nxjerrë këtë pretendim, Meta shtoi se një arsye që provon inekzistencën e dosjes është fakti se Autoriteti nuk e ka paditur atë penalisht siç e kërkon ligji. 

Sipas tij zbulimi i një dosjeje për një subjekt të ligjit të pastërtisë së figurës që ka deklaruar se nuk ka qenë bashkëpunëtor krijon rrethanat e veprës pena,e dhe Autoriteti duhet të ndiqte rrugën e padisë. Për Metën mosveprimi në këtë drejtim provon se kemi të bëjmë me sajesë për qëllime propagandistike dhe politike. Megjithatë mbetet e paqartë se për cilat rrethana z. Meta ka njohje shumë të mirë të historikut të dosjes së shtetasit F.T që figuron si viktima e një kallëzimi në vitin 1989 e që u qarkullua së fundmi në mënyrë tinzare nga Gentiana Sula. 

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Keta kodoshe nuk kane dosje sepse I zhduken para 30 vjeteve.
Te gjithe letyrat si ky edepzes, rreshtohen krah njeri - tjetrit dhe ne krye kane Kadarene qe nuk rreshten per t'a bere te perndjekur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.