Britania e Madhe di të jetë e Vogël

Postuar në 22 Korrik, 2022 12:42

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat përmes së cilës jo vetëm ka pranuar se është njoftuar se nuk i lejohet hyrja në Britaninë e Madhe por ka bërë madje publike hollësi të pretendimeve të palës angleze. Prova e vetme që ka një shtet si Britania e Madhe për korrupsionin e Sali Berishës është marrëdhënia me Damir Fazlliç.

Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e MB, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin:

1.Se ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, dhe

2. Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.

Ndonëse, ashtu si thotë ky vendim, është konfidencial dhe, ndonëse përfaqësuesit e MB në Tiranë kane deklaruar se nuk do të publikojnë emrat, unë kam marrë vendimin t’a bëj publik për qytetarët shqiptarë, para të cilëve unë kam qenë gjithnjë i vërtetë, me të mirat dhe gabimet, kam luftuar gjithnjë në mbrojtje të interesit të tyre, ashtu siç e kam vlerësuar unë

është shprehur Berisha.

Ai I ka cilësuar shpifje banale të gjitha, duke vënë në dukje se kanë kaluar 14  vjet nga aktet e pretenduara dhe asgjë nuk ka dalë në dritë. Berisha ka shtuar se akuza të kësaj natyre po vijnë në kontekstin e një situate të rënduar nga një qeveri e implikuar rëndë me krimin, të provuara dhe denoncuara nga mediat ndërkombëtare.

I pari që bën këto njoftime është Edi Rama. Secili mund të japë përgjigjen që do për këto pyetje

ka thënë Berisha.

Që në fund ka ftuar autoritetet britanike të ndërmarrin masat proceduriale që mendojnë për të mbëshetur akuzat e bëra teksa në fjalën e tij ka pyetur edhe në mënyrë direkte:

Më gjeni një kriminel me të cilin ka bashkëpunuar Sali Berisha apo që ka përfituar prej tij?

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Ku kane shkuar te ardhurat e firmes se PDse SHQIPONJA, nen vulen e se ciles dhjetera vagone me nafte shkonin ne Mal te Zi cdo dite ku, ne si popull I shihnim cdo dite ne hekurudhat e Shqiperise.
Ky sharlatan edhe litarin ne qafe e ka pak. Plak pusht.

Submitted by Doktor Mortja (not verified) on

Sali Berisha eshte i ndershem, Kurre nuk ka vjedhur!
I bjen qe Daktorri eshte majmun! Kur Daku ishte ne pushtet, nuk ngeli njeri pa vjedh, nuk ngeli analfabet pa u be gjykates!
Tash Daku, zgjidh: je:
1. I ndershem dhe koqe kanari!
2. Je Prostituta Kombetare qe te gjithe njohim, hajdut, vrases e intrigant.
Ne njeren ane kemi Dakun, Flamur Noken , Edi Paloken,
Ne tjetren Edi Ramen, Taulant Ballen e Elizen.
Ku te mbytet shqiptari i shkrete!
Ketu, i vetmi problem eshte pse nuk shpallen NonGrata te gjithe, se na i kane fik dritat me kohe!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.