Fund fantazive të neokonëve për të shmangur fiaskot gjeopolitike të SHBA

Postuar në 28 Qershor, 2022 14:15
Jeffrey D. Sachs - Columbia University

 

Lufta në Ukrainë është kulminacioni i një projekti 30 vjeçar të lëvizjes neoconservative amerikane. Administrata Biden është e mbushur me të njëjtët neokonë që mbronin luftërat e panevojshme të SHBA në Serbi(1999), Afganistan(2001), Irak(2003), Siri(2011), Libi(2011) dhe që bënë kaq shumë për të provokuar invazionin e Rusisë në Ukrainë. Lista e gjurmëve të tyre është ajo e një shkatërrimi absolut, e megjithatë Biden e ka mbushur ekipin e tij me neokonë. Si pasojë, Biden po e drejton Ukrainën, SHBA dhe BE-në drejt një tjetër fiaskoje gjeopolitike. Nëse Europës i ka mbetur ende ndonjë thellësi mendimi, do ta ndajë veten nga këto fiasko të politikës së jashtme të SHBA.

Lëvizja e neokonëve u shfaq në vitet ’70 rreth një grupi intelektualësh publikë, disa prej të cilëve ishin ndikuar nga shkencëtari i politikës në Universitetin e Çikagos, Leo Straus dhe klasicisti i Universitetit të Yale, Donald Kagan. Liderët neokonë përfshinin Norman Podhoretz, Irving Kristol, Paul Wolfowitz, Robert Kagan(djali i Donald), Frederik Kagan(djali i Donald), Victoria Nuland(gruaja e Robert), Elliott Cohen Abrams dhe Kimberley Allen Kagan(gruaja e Frederick).

Mesazhi kryesor i neokonëve është se SHBA duhet të predominojë në fuqi ushtarake në çdo rajon të botës dhe duhet të përballet me fuqitë rajonale që dikur mundet të sfidojnë dominimin global apo rajonal të SHBA, ku më të rëndësishmet janë Rusia dhe Kina. Për këtë qëllim, forca ushtarake amerikane duhet dislokuar paraprakisht në qindra baza ushtarake në botë dhe SHBA duhet të përgatitet të udhëheqë luftrat që i zgjedh vetë që i prezanton si të domosdoshme. Kombet e Bashkuara duhet të përdoren nga SHBA vetëm kur janë të dobishme për synimet e SHBA.

Kjo qasje u artikulua së pari nga Paul Wolfowitz në draftin e tij Udhëzime të Politikës së Mbrojtjes shkruar për Departamentin e Mbrojtjes në vitin 2002. Drafti bënte thirrje për zgjatjen e rrjetit amerikan të sigurisë në Europën Qendrore dhe Lindore, pavarësisht premtimit të qartë të ministrit të Jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Gensher më 1990, se unifikimi i Gjermanisë nuk do të pasohet nga zgjerimi në lindje i NATO-s. Wolfowitz krijoi kazusin për luftën si zgjedhje nga Amerika, duke mbrojtur të drejtën e saj për të vepruar në mënyrë të pavarur, edhe vetëm, në përgjigje të krizave që shqetësonin atë. Sipas gjeneralit Wesley Clark, Wolfowitz ia bëri të qartë Klark që më 1991 se SHBA duhet të udhëhiqte operacione të ndryshimit të regjimit në Irak, Siri dhe ish-aleatët sovjetikë.

Neokonët mbrojtën zgjerimin e NATO-s në Ukrainë edhe përpara sesa kjo të bëhej politike zyrtare e SHBA nën George W. Bush, Jr. në vitin 2008. Ata e panë anëtarësimin e Ukrainës në NATO si çelës për dominimin rajonal dhe global të SHBA. Robert Kagan shprehu mendimin e neokonëve për zgjerimin e NATO-s në prill 2006:

Rusët dhe kinezët nuk shohin asgjë natyrale në revolucionet me ngjyra në ish-Bashkimi Sovjetik, por vetëm grushte shtete të mbështetura nga Perëndimi të ideuara për të avnacuar ndikimin perëndimor në pjesë strategjikisht jetike të botës. A e kanë ata kaq gabim? Çlirimi i suksesshëm i Ukrainës, i nxitur dhe mbështetur nga demokracitë perëndimore, nuk mund të jetë veçse prelud i inkorporimit të këtij vendi në NATO dhe BE – shkurtimisht, ekspansioni i hegjemonisë liberale perëndimore?

Kagan i dinte implikimet e mëdha të zgjerimit të NATO-s. Ai citonte një ekspert që thoshte “Kremlini po bëhet gati për ‘betejën për Ukrainën’ në të gjithë seriozitetin e vet”. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, si SHBA, ashtu edhe Rusia duhet të kishin kërkuar një Ukrainë neutrale, si një zonë e kujdesshme tampon dhe një valvol sigurie. Në vend të kësaj, neokonët donin “hegjemoninë” e SHBA ndërsa rusët iu futën betejës pjesërisht për mbrojtje dhe pjesërisht për shkak të pretendimeve të tyre imperialiste po ashtu. Hijet e Luftës së Krimesë(1953-1956), kur Britania dhe Franca kërkuan të dobësonin Rusinë në Detin e Zi pas presioneve ruse ndaj Perandorisë Otomane.

Kagan e autorizoi artikullin si një qytetar privat ndërkohë që gruaja e tij, Victoria Nuland ishte ambasadore e SHBA në NATO nën George W. Bush, Jr. Nuland ka qenë operativja e neokonëve par excellence. Pas shërbimit si ambasadore e Bush në NATO, Nuland ishte Ndihmës sekretare për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike gjatë viteve 2013-2017, ku ajo mori pjesë në përmbysjen e presidentit pro rus të Ukrainës, Viktor Yanukovych dhe tani shërben si nënsekretare e Shtetit në administratën Biden, duke udhëhequr politikën amerikane të luftës në Ukrainë.

Optika neokone bazohet në premisën dominuese false: se superioriteti ushtarak, financiar, teknologjik dhe ekonomik amerikan i mundëson SHBA-ve të diktojë termat në të gjitha rajonet e botës. Është një pozicion i një arrogance të dukshme dhe përçmimi të dhënash. Që nga vitet ’50 të shekullit të 20-të, SHBA bllokuar apo mundur në në thuajse çdo konflikt rajonal në të cilin ka marrë pjesë. E megjithatë në “betejën e Ukrainës” neokonët ishin të gatshëm të provokonin një konfrontim ushtarak me Rusinë duke zgjeruar NATO-n përkundrejt kundërshtive të vendosura të Rusisë për shkak se ata besojnë ethshëm se Rusia do të mposhtet nga sanksionet financiare amerikane dhe armatimi i NATO-s.

Instituti për Studimin e Luftës, një think tank neokonësh drejtuar nga Kimberley Allen Kagan vijon të premtojë një fitore të Ukrainës. Lidhur me përparimet e Rusisë, ISW ofron një koment tipik : “Pavarësisht se cila palë e mban qytetin e Sievierodonetskut, ofensiva ruse në nivelet operacionale dhe strategjike me gjasë ka kulmuar, duke i dhënë Ukrainës shansin që të rinisë kundërofensivën e vet operacionale për të shtyrë pas forcat ruse”.

Faktet në terren megjithatë sugjerojnë të kundërtën. Sanksionet ekonomike të Perëndimit kanë patur pak efekt mbi Rusinë, teksa efekti “boomerang” i tyre në pjesën tjetër të botës ka qenë i madh. Më tej akoma, kapaciteti i SHBA për të rifurnizuar Ukrainës me municion dhe armatim është paralizuar seriozisht nga prodhimi i kufizuar i Amerikës dhe zinxhiri I këputur i furnizimit. Kapaciteti industrial i Rusisë sigurisht që e tejkalon ata të Ukrainës. PBB-ja e Rusisë është gati 10 herë mbi atë të Ukrainës para lufte dhe Ukraina ka humbur tani shumë nga kapaciteti i vet industrial i para luftës.

Rezultati më i mundshëm i luftës aktuale është se Rusia do të marrë një llokmë të mirë të Ukrainës, ndoshta duke e lënë këtë të fundit pa dalje në det, ose me një rrip bregdetar. Frustrimi do të rritet në Europë dhe SHBA me pasojat stagflacioniste dhe humbjet ushtarake të luftës dhe sanksioneve. Efektet goditëse të kësaj mund të jenë shkatërrimtare nëse një demagog i krahut të djathtë vjen në pushtet në SHBA(ose nëse Trump rikthehet) duke premtuar të restaurojë lavdinë e perënduar ushtarake të Amerikës përmes përshkallëzimeve të rrezikshme.

Në vend se të rrezikojmë për këtë rënë në këtë fatkeqësi, zgjidhja reale është t’i jepet fund fantazive së neokonëve të 30 viteve të fundit dhe për Ukrainën dhe Rusinë të rikthehen në tavolinën e negociatave me NATO-n që angazhohet t’i japë fund angazhimit të saj për zgjerim drejt Lindjes dhe Ukrainës dhe Gjeorgjisë në këmbim të një paqeje viabël që respekton dhe mbron sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial.

Burimi: Kathimerini

Përkthimi dhe titulli shqip: ResPublica 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.