Si do të jetë Twitter i Elon Musk

Postuar në 27 Prill, 2022 09:38

Nëse ka një mbiemër të përshtatshëm për të përshkruar personalitetin e njeriut më të pasur në botë, ai nuk mund të jetë tjetër përveçse “i "paparashikueshëm". Miliarderi Elon Musk është i pakapshëm dhe i pakuptueshëm, shpesh merr vendime të çuditshme dhe hapur kundër rrymës, dhe për këtë arsye nuk është e lehtë të imagjinohet se si do ta ndryshojë Twitter-it tani që e ka blerë për 44 miliardë dollarë. Megjithatë, sipas New York Times, ndërsa pak nga pak i afrohej ofertës përfundimtare të blerjes, themeluesi i Tesla u shfaq në intervista, deklarata dhe (sigurisht) në postime Twitteri me disa të dhëna se si mund ta revolucionarizojë platformën sociale në të ardhmen e afërt.

Fusha e parë e ndërhyrjes ndoshta do të jetë liria e fjalës, në atë që ai vetë ka e quajtur “sheshi publik i fakteve” i internetit. “Fjala e lirë është gurthemeli i një demokracie funksionale ,"tha Musk në një deklaratë," dhe Twitter është vendi prej nga adresohen çështje me rëndësi jetike për të ardhmen e njerëzimit”. Sipas miliarderit, moderatorët në platformë e teprojnë me ndërhyrjen në përmbajtjen e përdoruesit: prandaj mund ta kufizojë hapësirën e tyre për manovrim, duke e bërë kështu më të vështirë censurën dhe mbylljen e profilit. Por deri ku do të shkojë ky kufi, për momentin e di vetëm ai.

Një tjetër temë që Musk e ka për zemër është ajo që lidhet me algoritmin e Twitter-it, ose "ADN"-në e rrjetit social, i cili vendos se çfarë përmbajtje do të jetë e dukshme për përdoruesit dhe në çfarë rendi do të indeksohet në faqet kryesore individuale. Musk, të paktën sipas asaj që ka deklaruar në një fjalim të Ted Talk javën e kaluar, do të donte ta bënte këtë algoritëm me burim të hapur, duke i lejuar kështu përdoruesit të mësojnë kriterin sipas të cilit disa postime dalin në timeline-in e tyre. Një ndërhyrje e kësaj natyre “do të shmangte promovimin apo në një farë mënyre “fshehjen” misterioze të tweet-eve pa pasur një ide se si ndodh kjo", tha ai. Nga ana e krijuesve të përmbajtjes (influencues, gazetarë, etj.) ky do të ishte një ndryshim epokal, paksa si zbulimi i "Formulës së viralitetit". Megjithatë, mbetet rreziku i gjenerimit të përmbajtjeve identike me njëra-tjetrën.

Megjithatë, sipas New York Times, Musk mund të ndërhyjë në spam, reklama të padëshiruara dhe llogari të rreme, të gjitha shumë të pranishme në Twitter. Së fundmi, shefi ekzekutiv i Tesla-s bëri një premtim në një postim në Twitter se ai do të "mposhtte spam bots ose do të vdiste në përpjekjen për ta bërë këtë" dhe se do ta "autentifikojë të gjitha profilet reale". Verifikim me tikun blu në horizont për të gjithë?

Dhe në fund, çështja Trump. Musk nuk ka komentuar publikisht se si do ta trajtonjë llogarinë aktualisht të pezulluar të ish-presidentit Donald Trump. Por komentet e tij për lirinë e fjalës kanë nxitur spekulimet se së shpejti mund të rikthehet plotësisht. Pas sulmit në Capitol Hill më 6 janar 2021 Twitter, Facebook dhe Instagram i mbyllën profilet Trump-it për “nxitje të urrejtjes dhe dhunës”. Një goditje e keqe për një njeri që ndërtoi mbështetjen e tij kryesisht falë përdorimit agresiv të rrjeteve sociale. Megjithatë, Trump ka deklaruar se nuk do të rikthehet në platformë dhe, së fundmi lançoi rrjetin e tij social, Truth Social. Mbetet për t’u parë.

Burimi: Huffingtonpost

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.