Strategjia anti-Covid, një studim i posaçëm për dështimin e Suedisë

Postuar në 13 Prill, 2022 15:28

Qasja e Suedisë ndaj pandemisë ka qenë ndryshe nga ajo e vendeve të tjera që në krye të herës. Një grup studiuesish belgë, suedezë dhe norvegjezë kanë dalë në përfundimin se Suedia dështoi në përballimin e pandemisë së Covid-19. Konkluzionet janë publikuar në revistën shkencore Humanities&Social Sciences Communications.

Suedia shmangu mbylljen për të limituar dëmin në ekonomi dhe duke i besuar përgjegjësisë së individit dhe për të shkuar në mënyrë natyrale te imuniteti i tufës.

Strategjia suedeze ka pasur një kosto të madhe njerëzore për shoqërinë në vend. Disa studime kanë treguar se kostot njerëzore do të ishin dukshëm me të ulëta në Suedi nëse do të ishin marrë masa më të ashpra”, shkruajnë studiuesit në raportin përfundimtar.

Qeveria suedeze ia besoi menaxhimin e pandemisë Agjencisë së Shëndetit Publik, nga e cila në vitin 2014 ikën të gjithë konsulentët shkencorë më të njohur, për t’u punësuar në Institutin Karolinska. Studiuesit thonë se për këtë arsye, Instituti i Shëndetit Publik mori vendime pa u bazuar në prova shkencore, por në konkluzione të nxjerra nga pandemitë e gripit mbi imunitetin e tufës.

Populli suedez nuk u informua mbi të dhënat bazë si përhapja përmes ajrit e Sars-Cov-2, rrezikun e infektimit nga asimptomatikët dhe rëndësinë e maskave”, thuhet më tej në raport.

Raporti hedh hije shqetësuese mbi demokracinë e Suedisë.

Kjo pandemi ka zbuluar disa probleme strukturore në shoqërinë suedeze, në nivel politik dhe gjyqësor, në kujdesin shëndetësor, në median zyrtare dhe në burokraci, me decentralizimin, mungesën e llogaridhënies dhe pavarësisë, si dhe mohimin e informacionit të saktë dhe të plotë për publikun, si problemet e përsëritura në nivele të ndryshme.

Sipas autorëve të studimit, në Suedi gjatë pandemisë ka pasur "probleme të përgjegjshmërisë evazive, qeverisjes autokratike, mbulimit dhe fshehjes së fakteve" i ngjashëm me "sovjetizimin" politik.

Raporti nuk e përmend në asnjë moment me emër kryeepidemiologun e Suedisë, Anders Tegnell. I ashtuquajturi arkitekt i strategjisë suedeze kundër Covid dha dorëheqjen më 9 mars, pak para daljes së studimit për dështimin e strategjisë së tij. Në atë kohë, Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik kishte deklaruar se Tegnell kishte dhënë dorëheqjen për të marrë detyrën e "ekspertit të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë" për të koordinuar vaksinimin kundër Covid në vendet e varfra. Më pas, pas publikimit të raportit në Nature, Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik tha se ishte nxituar. “Menduam se procesi kishte përfunduar, por tani e kuptojmë që ishte një gabim nga ana jonë”, tha zëdhënësi Christer Janson në agjencinë Bloomberg.

OBSH i kërkoi Suedisë mbështetje teknike për këtë partneritet të sapokrijuar dhe meqenëse emëruam Tegnell në koordinim me qeverinë suedeze, menduam se gjithçka ishte në rregull

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.