Hije recesioni mbi ekonominë amerikane

Postuar në 06 Prill, 2022 18:41

Deutche Bank paralajmëron krizë recesioni në SHBA, në fund të këtij viti. Shkak për këtë do të bëhet “lufta” e Rezervës Federale kundër inflacionit.

Ky paralajmërim -- i pari nga një bankë e madhe -- pasqyron shqetësimin në rritje se FED do të godasë ekonominë aq fort sa do t'i japë fund pa dashje rimëkëmbjes që filloi vetëm dy vjet më parë.

"Ne nuk e shohim më Fed të arrijë një ulje të butë. Në vend të kësaj, ne parashikojmë që një shtrëngim më agresiv i politikës monetare do ta shtyjë ekonominë në recesion", shkruajnë në raport ekonomistët e Deutsche Bank të udhëhequr nga Matthew Luzzetti.

Ky parashikim është nxitur nga inflacioni në rritje,  në një kohë kur çmimet e konsumit janë rritur me ritmin më të shpejtë në 40 vjet. Shpresat se inflacioni do të ulet me shpejtësi janë shuar, pjesërisht për shkak të luftës në Ukrainë.

Presionet inflacioniste janë zgjeruar, duke ngritur shqetësimin se FED do t'i duhet të rrisë me shpejtësi normat e interesit për të vënë çmimet nën kontroll. Deutsche Bank vuri në dukje se si çmimet e energjisë dhe të produkteve ushqimore janë rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

"Tani është e qartë se stabiliteti i çmimeve...ka të ngjarë të arrihet vetëm nëpërmjet një qëndrimi kufizues të politikës monetare që ul ndjeshëm kërkesën", shkruajnë ekonomistët e Deutsche Bank, të cilëve u referohet CNN.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.