Nuk ka surpriza në Serbi, Vuçiç fiton sërish
Koalicioni i drejtuar nga partia e Aleksander Vuçiç ka fituar zgjedhjet në Serbi. Sipas rezultateve zyrtare, me 89,68 për qind të fletëve të numëruara, koalicioni “Së bashku mund të bëjmë gjithçka” ka fituar 43,67 për qind.
Sipas këtyre të dhënave, koalicioni “Të bashkuar për fitoren e Serbisë” është i dyti, me 12,89 për qind, ndërsa në vendin e tretë është lista “Ivica Daçiq – kryeministër” me 11,72 për qind të votave.
Vuçiç është kandidati fitues edhe në raundin e parë të presidencialeve. Në orër e vona të së dielës, Vuçiç tha se ka fituar 59.9 për qind të votave ose rreth 2.5 milionë vota ndërsa rivali i tij kryesor Zdravko Ponos ka fituar 17.7 për qind.
"Disa gjëra personale para se të kaloj në analizën e situatës politike. Unë në Serbi kam arritur diçka që askush nuk ia ka dalë. Unë jam i vetmi që kam fituar dy herë zgjedhjet presidenciale në raundin e parë", tha Vuçiç.
Add new comment