Në orbitë nuk ka luftë, tre kozmonautë rusë i bashkohen Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës

Postuar në 19 Mars, 2022 11:14

Tre kozmonautë rusë mbërritën në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), duke iu bashkuar me kapsulën Soyuz misionit të përbashkët ruso-amerikan që vijon në orbitë prej 20 vitesh.

Ekipi i ri i kozmonautëve u ngrit nga kozmodromi rus Baikonur në Kazakistan dhe u ankorua në stacionin ndërkombëtar, ku do të qëndrojë për 6 muaj e gjysmë.

Nisja u transmetua drejtpërdrejt nga NASA TV dhe në faqen e internetit të agjencisë amerikane të hapësirës.

Tre kozmonautët i shtohen ekuipazhit aktual prej shtatë anëtarësh të stacionit për të zëvendësuar tre që janë planifikuar të kthehen përsëri në Tokë më 30 mars - kozmonautët Pyotr Dubrov dhe Anton Shkaplerov dhe astronauti i NASA-s amerikan Mark Vande Hei.

Në bordin e ISS me të ardhurit deri në rotacionin tjetër dy muaj më vonë janë tre astronautë të NASA-s - Tom Marshburn, Raja Chari dhe Kayla Barron - dhe shoku gjerman i ekuipazhit Matthias Maurer i Agjencisë Evropiane të Hapësirës.

Këta katër anëtarë të ekuipazhit mbërritën në ISS në nëntor në bordin e një anijeje SpaceX Creë Dragon të nisur nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida.

E lëshuar në vitin 1998, platforma kërkimore që rrotullohet rreth 400 km (250 milje) mbi Tokë është pajisur me ekuipazh që rinovohet herë pas here që nga nëntori 2000 ndërsa operohet nga një partneritet i udhëhequr nga SHBA-Rusi, përfshirë Kanadanë, Japoninë dhe 11 vende evropiane.

Megjithatë, lufta në Ukrainë ka ndikuar në anulimin e lëshimit të anijeve kozmike dhe prishje të kontratave. Shefi i Roscosmos, Dmitry Rogozin, ka paralajmëruar se SHBA-së do të duhet të gjejë opsione për të fluturuar në hapësirë ​​pasi Rusia tha se do të ndalonte furnizimin me motorë raketash për kompanitë amerikane. Shumë shqetësohen se Rogozin po vë në rrezik dekada të një partneriteti paqësor jashtë planetit, veçanërisht në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Administratori i NASA-s, Bill Nelson, megjithatë, nuk është pesimist. “Ky është Dmitry Rogozin. Del herë pas here. Por në fund të fundit, ai ka punuar me ne. Të tjerët që punojnë në programin hapësinor civil rus, janë profesionistë. Ata nuk mungojnë asnjëherë në bashkëpunimin me astronautët amerikanë dhe kontrollin e misionit amerikan.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.