T'i vësh sanksione edhe letërsisë ruse
Në valën e sanksioneve kundër Rusisë për agresionin ushtarak në Ukrainë, një universitet mori një vendim që shkaktoi jo pak habi dhe reagime. Universiteti Bicocca në Milano vendosi heqjen e leksioneve për veprën e shkrimtarit rus Fjodor Dostojevski. Kjo hapi menjëherë një debat të madh, në të cilin u përfshinë figura të politikës dhe personalitete të njohura të kulturës.
Zërin e ngriti i pari profesor Paolo Nori, i cili është lektor në kursin e Dostojevskit. Ai njoftoi sot se kursi anulohet për shkak të detyrimit nga universiteti, një vendim që ai e quajti censurë qesharake.
“Edhe të jesh rus i vdekur sot në Itali qenka gabim”, denoncoi Nori.
"Mbërrita në shtëpi dhe hapa kompjuterin tim. Kisha një email nga Bicocca. Aty thuhej: “I nderuar profesor, sot në mëngjes zëvendësrektori më informoi për vendimin e marrë me rektorin për të shtyrë kursin e Dostojevskit. Qëllimi është të shmanget çdo formë polemikash, veçanërisht e brendshme pasi është një moment tensioni i fortë"
Pas reagimeve të shumta, universiteti e anuloi vendimin.
“Të ndalosh studimin e Dostojevskit si një akt kundër Putinit, do të thotë të jesh i çmendur”, tha ish-kryeministri dhe senatori aktual zyrtar Matteo Renzi përmes një postimi.
“Në këtë kohë duhet të studiojmë më shumë, jo më pak: në universitet duhen mësues, jo burokratë të paaftë”, shkroi Renzi pak para tërheqjes së vendimit.
Antonio Spadaro, drejtor i revistës më të vjetër kulturore në Itali, La Civiltà Cattolica, tha se "sot, pikërisht sot, është absolutisht e nevojshme të kthehemi te Dostojevski".
Comments
Budallenjte dhe idiotet jane
Budallenjte dhe idiotet jane shtuar sot ne bote! Laboratoret e ushqimeve duhet te bejne kontrolle te rrepta per disa produkte, si cola, etj., mos ndonje substance ka ndikim ne kete rritje te budallenjve!
Add new comment