Unë e di pse nuk e shkarkuan Ilir Metën

Postuar në 18 Shkurt, 2022 00:23

Skënder Minxhozi ka hedhur dje ca fjalë në kartën dixhitale. Ai ka shpjeguar marifetin e “fitores” së Ilir Metës me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas z. Minxhozi Ilir Meta president i duhet Edi Ramës dhe amerikanëve e para sepse mandatit të tij i duhen vetëm 3 muaj, pastaj sepse z. Rama i duhej një shenjë e pavarësisë së gjyqësorit dhe tjetra se Ramës i duhet Ilir Meta në Presidencë edhe nja tre muaj për hir të mbajtes larg nga fusha e debatit politik.

Me inceneratorët nëpër këmbë dhe në një moment gri të qeverisjes së tij, kryeministri do të donte ta mbante larg fushës së lojës kreun e shtetit deri në verë, kur nisin pushimet dhe kur institucionet mbyllen. Nëse Meta zbriste që sot në krah të Berishës nëpër mitingje e protesta, për Ramën do të rritej dhimbja e kokës dhe niveli stresit politik

shkruan ndër të tjera z. Minxhozi që si qytetar I mirë që beson se është e mbyll shkrimin e vet me konstatimin se këtu ka humbur Shqipëria, pasi president si ky që mbahet në detyrë është kosto për vendin.

Ah, edhe një gjë e fundit, që në fakt duhej të ishte e para! Shqiptarët dhe shteti i tyre dalin më të dobët sot. Pra, janë të humbur, pasi mosndëshkimi i një kryetari shteti që quan gjysmën e popullit “grup i struktuar kriminal”, shënon një precedent tejet negativ për një institucion që përfaqeson unitetin e popullit. Me këtë vendim në dorë, një president i ardhshëm mund të bëjë çdo mysybet të padëgjuar, sepse para tij në Presidencë ka qenë Ilir Meta. Ky është aspekti i madh negativ i asaj që ndodhi sot në Kushtetuese

thotë Minxhozi.

Siç shohim këtu ne kemi një vendim që vetëm konsiderata kushtetuese dhe juridike nuk ka. Se afirmimi i pavarësisë së Gjykatës është një lojë e politikës dhe amerikanëve dhe aspak shprehje e ushtrimit në mënyrë të pavarur të prerogativave të saj. Ilir Meta doli i palagur se kështu donte Rama dhe amerikanët dhe ja pra sa të zgjuar dolën sërish këta, kurse Meta humbi bashkë me Shqipërinë.

Tani, njeriu e ka pak të vështirë ta quajë koment këtë, apo analizë, pasi ajo ngjan me një bisedë mezeje mes njerëzve që mezi çpresin të flasë “ai që merr vesh nga këto punë”. Nëse përdorim logjikën e z. Minxhozi kushdo mundet të thotë se ai shkruan kështu se i ka thënë Rama, apo se bie në sy të Ramës, se ka inat Ilir Metën që nga koha kur punonte në Ministrinë e Jashtme, se është thjesht socialist me korrespondencë si thuajse të gjithë analistët e këtij vendi pothuajse, se duket pak i squtë kur bën këtë qasje “fine”. Po me logjikën e z. Minxhozi pakkush do pranonte të thoshte se ai shkruan kështu se aq ia pret, apo se ashtu e ka zënë tastiera në atë çast, sepse përndryshe si ta justifikojmë marifetin si variabël përcaktues tonin?

Nga ana tjetër z. Minxhozi ka përjashtuar krejt pa kuptim opsionin që edhe Rama të ketë qenë i detyruar ta detyrojë Gjykatën për këtë vendim që sipas analistit është marrë për të kënaqur një koniunkturë politike. Pse vallë? Po hë pra pse? Ja na ndihmon sërish standardi i shkrimit në fjalë: po po thamë që Rama ka qenë i detyruar si të arsyetojmë që Meta humbi? Se ne atë duam të themi, jo atë që është!!!

Dhe hajde të kesh respekt për seriozitetin e dikujt këtu!

Shaptilografisti

Comments

Submitted by Enver Hoxha (not verified) on

Eh mer ti keta Minxhozet keshtu kane qene gjithmone, soj budallenjsh delirante.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.