Facebook në humnerë, aksionet shënojnë rënien më të madhe në histori
Projekti i ri nuk po i shkon sipas planeve themeluesit të Facebook-ut. Aksionet e kompanisë Meta ranë me mbi 25% të enjten – duke i hequr plot 230 miliardë dollarë në vlerën e tregut në sezonin më të dobët tregtar në histori – pasi raporti tremujor i të ardhurave të kompanisë tregoi rënie të përdoruesve dhe rritje të shpenzimeve në lidhje me projektin metaverse.
Sipas të dhënave të Bloomberg, rënia e mprehtë e kapitalizimit të tregut të kompanisë, e cila tani qëndron në rreth 670 miliardë dollarë, është në rrugën për t’u bërë tkurrja më e madhe ndonjëherë në historinë e tregut të SHBA.
Investitorët e humbën interesin për aksionet e gjigantit të teknologjisë pasi u alarmuan nga tkurrja e rritjes së përdoruesve dhe rritja e shpenzimeve të lidhura me fokusin e kompanisë në realitetet e shtuara dhe virtuale.
Meta raportoi se Facebook humbi përdorues të përditshëm për herë të parë në historinë e tij pasi biznesi në platformën e tij kryesore u ngadalësua dhe drejtuesit fajësuan rritjen e konkurrencës nga TikTok për rënien e tij.
Për më tepër, Zuckerberg ka zhvendosur më shumë nga burimet e kompanisë në ndërtimin e idesë së tij për metavers-in: Facebook shpenzoi mbi 10 miliardë dollarë për këtë vitin e kaluar dhe pret një "rritje domethënëse" në shpenzime të ngjashme për vitin 2022.
Vetë Zuckerberg vlen aktualisht 28.6 miliardë dollarë. Kjo shifër u shënua të enjten, siç raporton Forbes. Ai tani ka një pasuri prej 85.9 miliardë dollarësh,pra ka rënë nën 100 miliardë dollarë për herë të parë që nga viti i kaluar.
Add new comment