“Kjo nuk është Kisha e Zotit” (VIDEO)

Postuar në 02 Shkurt, 2022 16:13

Një burrë kontestoi lutjen e Papa Françeskut në Vatikan sot, duke bërtitur: "Kjo nuk është Kisha e Zotit!", në anglisht. Një dëshmitar i tha agjencisë Reuters se burri u dëgjua teksa përmendte edhe fjalën "maskë", ndërsa mbante në dorë një të tillë mjekësore.

Burri diku mes 40-50 vjeç ishte ulur i vetëm në pjesën e pasme të sallës së audiencës, larg seksionit ku ishin ulur shumica e njerëzve.

Një burim në Vatikan i tha Reuters se burri ishte shtetas irlandez që jetonte në Romë dhe është përfshirë në incidente të kësaj natyre në disa bazilika të Romës në të kaluarën.

Ai iu dorëzua policisë italiane, një procedurë normale kur dikush ndalohet në Vatikan, një qytet-shtet sovran, i rrethuar nga Roma.

Papa i dëgjoi britmat dhe pasi ai u shoqërua u kërkoi të pranishmëve në sallën e audiencës që t'i bashkoheshin atij për të bërë një lutje për të.

“Para disa minutash dëgjuam një burrë që bërtiste, bërtiste, kishte një lloj problemi, nuk e di nëse është fizik, psikologjik apo shpirtëror – por ai është një prej vëllezërve tanë që ka një problem. Do të doja ta mbyllja duke u lutur për të, për vëllain tonë që po vuan. Nëse po bërtiste, e bën këtë sepse po vuan”, tha Françesku.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.