Shqipëria nuk ka kapacitete për kontrollin e cilësisë dhe sigurisë së bukës
Shqipëria nuk ka kapacitete laboratorike për të vlerësuar të gjithë spektrin e substancave të bukës. Kjo konfirmohet nga Dekani i Fakultetit të Bioteknologjsë Ushqimore në UBT, Kapllan Sulaj, i cili në një prononcim për MCN Tv ka pranuar se në treg bëhen abuzime.
Buka është një produkt i përdorimit të gjerë për konsumatorin dhe ashtu si të gjithë produktet e tjera ushqimore duhet të shoqërohet me informacion për përmbajtjen e saj. Aditivët që përdoren janë të dy grupeve të ndryshme; kryesisht ata që japin ngjyrën e bardhë dhe të zezë të bukës, duhe ttë deklarohen sasitë e tyre. Shpesh herë abuzohet nga tregtarët e bukës, kryesisht me bukën integrale ose bukën e zezë.
Kapacitetet analitike që ka vendi ynë nuk e mbulojnë të gjithë spektrin e substancave që përdoren. Prandaj kërkohen investime në këtë fushë, të pajisen laboratorët, por edhe njëkohësisht të trajnohen personat
ka thënë ai.
Pohimi konfirmon një realitet të njohur që është injoruar nga qeveritë shqiptare të cilat do të duhet të kishin investuar në trajtimin e këtij problemi. Mirëpo të deklarosh se nuk ka kapacitete laboratorike në një vend që ushqimin duhet të kishte një ndër sektorët më të kontrolluar, kjo dëshmon se deri ku shkon papërgjegjshmëria dhe miopia e atyre që drejtojnë. Është në interesin e qeverisë që të zgjidhë këtë problem në mënyrë që jo vetëm të vërë kontroll mbi sigurinë ushqimore, por edhe të eliminojë problemin serioz të perceptimit të saj mbi thashetheme mediatike.
Add new comment