Libani drejt marrëveshjes me FMN-në

Postuar në 19 Dhjetor, 2021 23:46

Libani mund të dalë nga kriza nëpërmjet mbështetjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar. Marrëveshja pritet midis janarit dhe shkurtit, bëri të ditur televizioni libanez, Al Jadeed, duke cituar zëvendëskryeministrin.

Saadeh al-Shami citohet të ketë thënë se komiteti ministror ka rënë dakord me guvernatorin e bankës qendrore për një shifër prej 69 miliardë dollarësh për humbjet në sektorin financiar.

FMN do ta shqyrtojë këtë kërkesë, një hap ky që shihet vendimtar për qeverinë e Libanit, e cila kërkon të negociojë një program mbështetjeje.

FMN ka thënë se jan në proces diskutimet teknike përgatitore me autoritetet libaneze për të hedhur bazat për një program mbështetës.

Libani po përjeton një krizë financiare të paprecedentë dhe një marrëveshje me FMN-në shihet gjerësisht si mënyra e vetme për të dalë prej saj.

/ Reuters /

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.