Gratë franceze kërkojnë dekriminalizmin seksual të politikës

Postuar në 16 Nëntor, 2021 17:05

Katër vjet pasi hapi një debat të madh në botën e kinemasë hollivudiane, lëvizja #MeToo po përparon në Francë. Ishin fillimisht denoncimet e disa gazetareve, të cilat ngritën problemin e ngacimimit seksual në vendin e punës, por tashmë një lëvizje e tillë ka nisur edhe në politikë.

Në një artikull të botuar të hënën në të përditshmen franceze Le Monde, rreth 300 gra të njohura u bënë thirrje partive politike të majta që të "largojnë autorët e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore", duke shtuar se shumë zyrtarë të zgjedhur dhe kandidatë janë të akuzuar.

Ne, gratë që punojmë në politikë, zyrtare të zgjedhura, bashkëpunëtore, nëpunëse civile, drejtuese të komunitetit, aktiviste që rregullisht bashkëveprojnë me politikanë, por në radhë të parë qytetare, i bëjmë thirrje botës politike që të japë një përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj dhunës seksuale dhe dhunës me bazë gjinore, kryer nga përfaqësuesit tanë”, citohet letra nga France 24.

Nënshkrueset përfaqësojnë një spektër të gjerë të së majtës, duke përfshirë eurodeputeten e majtë të fortë Manon Aubry, senatoren socialiste dhe ish-ministren e Çështjeve të Grave, Laurence Rossignol, Sandra Regol e partisë së Gjelbër dhe Hélène Bidard, nënkryetare e bashkisë së Parisit dhe një anëtare e Partisë Komuniste Franceze.

Në Parlament, bashkitë, këshillat e departamenteve dhe rajoneve, zgjidhen burra që janë akuzuar, ndonjëherë të dënuar për përdhunim, sulm seksual, abuzim seksual të të miturve dhe dhunë në familje, pavarësisht retorikës për luftën kundër dhunës ndaj grave, pavarësisht paralajmërimet tona të përsëritura. Edhe një herë dhe në prag të zgjedhjeve vendimtare për vendin tonë, ne i bëjmë thirrje aparatit politik që të dëgjojë viktimat dhe gjejë zgjidhjen për të parandaluar raste të tjera”, thuhet në letër.

Në letër nuk jepen emra, por e përditshmja “Libération” ka marrë guximin të përmendë disa emra. "Ndokush mendon sigurisht për ekspertin e ekstremit të djathtë Éric Zemmour, i akuzuar për dhunë seksuale nga disa gra; politikanin anti-evropian François Asselineau, nën hetim për sulme seksuale; dhe Anëtari i pavarur i Asamblesë Kombëtare Jean Lassalle, i akuzuar për ngacmim seksual nga disa gra”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.