Stoltenberg mbron të pamundurën: SHBA u konsultua me aleatët për Afganistanin, por tërheqja është akt sovran

Postuar në 11 Shtator, 2021 17:02

SHBA u konsultua me aletatë europianë për Afganistanin. Këtë ka deklaruar në një intervistë për New York Times, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili megjithatë kë lënë të kuptohet se vendimet kanë qenë individuale.

Sigurisht që SHBA u konsultua me aleatët europianë, por në fund të ditës çdo shtet duhet të marrë vendimet e veta për dislokimin e forcave

ka thënë ai.

Komentet vijnë pas shumë zërave dhe ankesave nga qarqe diplomatike europiane për mungesë konsultimesh dhe shqetësimeve se tërheqja e trupave ka krijuar pasiguri për sulme terroriste në Europë. Nga ana tjetër në Europë u vunë para faktit të kryer kur Trump nisi negociatat me talebanët dhe vendosi tërheqjen. Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel është shprehur se për këtë çështje SHBA bëri shumë pak, në mos fare konsultime.

Stoltenberg ka pranuar megjithatë se në momentin që SHBA vendoi të tërhiqej, do të ishte shumë e vështirë në mos e pamundur për aleatët europianë që të vazhdonin vetë në Afganistan. Ai ka mbrojur në pamje të parë unitetin e Aleancës, që është vënë në diskutim shumë shpesh së fundmi. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar po ashtu se përpjekjet për të ngritur një forcë ushtarake europiane mund të sjellin rrezikun e dublimit në Perëndim, diçka që do të kishte pasoja politike dhe organizative.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.