Studimi: Të vaksinuarit janë superpërhapës të variantit Delta

Postuar në 29 Gusht, 2021 15:48

Të vaksinuarit që janë infektuar me variantin Delta kanë ngarkesë virale qindra herë më të lartë se ata që nuk janë vaksinuar asnjëherë. Në këtë konkluzion arrin një studim i botuar në revistën shkencore “Lancet”, më 10 gusht 2021. Studimi është kryer në Universitetin e Oksfordit dhe për të janë marrë në shqyrtim të dfhënat mbi transmetimin e virusit brenda një spitali në Ho Chi Minh Vity, në Vietnam.

Sipas studimit, individët e vaksinuar dhe më pas të infektuar me virusin SARS-CoV-2 në variantin e tij delta kanë një ngarkesë virale në vrimat e hundës 251 herë më të larta se ngarkesa virale e pranishme te të infektuarit e pavaksinuar në periudhën mars-prill 2020.

Vaksina u jep mundësinë individëve të vaksinuar të mbajnë ngarkesa jashtëzakonisht të larta virale pa u sëmurur në fillim, çka i shndërron ata në supershpërndarës potencialë asintomikë ose presantomikë. Me këtë mund të shpjegohen valët e infektimit, pavarësisht fushatave masive të vaksinimit (rasti i Izraelit).

Të dhënat janë në përputhje me vëzhgimet në Shtetet e Bashkuara dhe me komentet e drejtorit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve se vaksinat Covid-19 nuk kanë arritur të ndalojnë transmetimin e SARS-CoV-2.

Sekuencimi i shtameve virale konfirmoi se punonjësit e kujdesit shëndetësor ia kaluan SARS-CoV-2 njëri-tjetrit, kështu që individët plotësisht të vaksinuar veprojnë si super-përhapës të fuqishëm të infeksionit.

Konkluzioni që del është se duhet respektuar koha e nevojshme për tregtimin e një vaksine dhe se shpërndarja e hershme e saj nuk duhet të lejohet asnjëherë për arsye urgjente.

Comments

Submitted by emri (not verified) on

ti ke shume te drejte: idiotesia shkon pertej cdo imagjinate, dhe kjo eshte e kuptueshme, nuk e kane idene fare dhe nuk eshte se ju behet shume vone. Absurditeti eshte nga me te paparet ne keto vendime e expertiza (nga "expertet" kuptohet).
te shkosh ne kinema ketu (USA) te kerkojne vaksinimin. JO se me behet vone per te shkuar, sepse sic kane ardhur kohet i kam pare te gjithe filmat ne rehatllekun e shtepise para ekranit 65inch. Mendo te vaksinuarit jane dhe me te ngarkuarit me virus ne kete problem. E tek hane si derrat me syte nga ekrani per te pare mrekulline e radhes (pra nuk kane mbrojtje ne goje e hunde) me thuaj ti sa i lumtur eshte delta virusi, per llojin etij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.