Vendim unanim i Tv Klan dhe Top-Channel: Të ftuarit në emisione dhe edicione duhet të kenë bërë dozën e tretë të vaksinës

Postuar në 22 Gusht, 2021 22:54

Afrimi i vjeshtës ka vënë në lëvizje edhe mediat kombëtare në vend. Burime të mirëinformuara nga Kryeministria dhe AMA, bëjnë me dije për "Të Kripura" se Top-Channel dhe Tv Klan kanë vënë si kusht dozën e tretë të vaksinimit për të gjithë të ftuarit që do jenë të pranishëm në edicione informative dhe emisione të ndryshme.

Sipas të njëjtave burime stafet përkatëse kanë nisur komunikimin me të ftuarit për të kërkuar prej tyre vaksinimin. Problemi është për emisionet e ndryshme me temë sociale ku ftohet edhe popull, pasi në emisionet politike numri i të ftuarve profesionistë është rreth 20 për të gjitha mediat të marra bashkë. 

Nuk është e qartë nëse doza e tretë e vaksinës do të kërkohet edhe për përfaqësues të qeverisë, ndonëse për momentin këta nuk dihet se kush do të jenë.  

Comments

Submitted by Nasho (not verified) on

A thuhet qe duhet ta bejne ne gjuhe apo mjafton vendi tradicional i injektimit te vaksines?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.