Matteo Salvini mbledh të djathtët e Europës në një grup të ri në PE

Postuar në 31 Maj, 2021 15:57

Lideri i Legës në Itali po përpiqet të krijojë një forcë të re politike në PE. Forca e re do të bëjë bashkë grupin e tij Identitet dhe Demokraci (ID), grupin e Polonisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) dhe politikanë konservatorë nga radhët e PPE-së si kryeministri hungarez, Viktor Orban.  

"Ka ardhur koha për të bashkuar më të mirët nga këto tre grupe dhe për luajtur një rol vendimtar në Parlamentin e BE," deklaroi Salvini të dielën në Cascais, Portugali, ku mori pjesë në një konferencë të grupit të tij të ID nën moton "Projekti për një Evropë tjetër”.

Sipas Salvinit, çështjet e imigracionit dhe familjes duhet të zgjidhen në BE. "Për disa çështje, duhet që dikush në Bruksel t'i thotë jo qiradhënies së mitrave dhe birësimit të fëmijëve nga homoseksualët", tha Salvini, i cituar nga Euractive.

“Evropa nuk është Bashkimi Evropian, nuk është euro. Janë miliona evropianë", tha Salvini duke theksuar se "mediat e trajtojnë këtë si një takim ekstremistësh".

Ne mund të bëhemi partia e parë me të paktën 130 eurodeputetë. 

Lidhur me këtë projekt, Salvini ka zhvilluar bisedime me PiS dhe Orban, gjatë një takimi në Budapest.

Salvini propozoi që takimi tjetër të mbahej në qershor në Poloni ose Itali.

Drejtuesit e partive më të mëdha politike të grupit ECR u takuan të premten në Varshavë. Lideri i PiS Jaroslaë Kaczynski, kryetarja e Fratelli d’Italia, Giorgia Meloni dhe kreu i partisë VOX të Spanjës, Santiago Abascal, diskutuan situatën aktuale në grupin ECR dhe mundësinë e krijimit të një grupi të ri politik në Parlamentin e BE.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.