Rama merr përsipër “sqarimin” e gjobës së KQZ për Veliajn

Postuar në 10 Shkurt, 2021 18:03

Një ditë pasi KQZ gjobiti kryebashkiakun e Tiranës me 825 mijë lekë për shkelje të rregullave në zhvillimin e aktiviteteve elektorale, kryeministri Rama i ka dalë në mbrojtje.  Rama dhe Veliaj ishin bashkë në Zall-Herr, ku një familje ka hyrë sot në shtëpinë e re të rindërtuar pas tërmetit. Kryeministri tha se gjobat e KQZ-së nuk do e ndalojnë punën e qeverisë.

Gjoba do sqarohet sepse këto s’janë inaugurime. Ne vijmë këtu që të tjerët të shikojnë se puna po vazhdon dhe që njerëzit po futen nëpër shtëpitë e tyre. Por, këta nuk kanë si ta kuptojnë këtë punë. Kjo do sqarohet se nuk është as propagandë, as inaugurim, por pjesë e informimit të të tjerëve, se ka akoma njerëz që janë në çadër, kabina dhe me qira, të cilët presin apartamentet dhe duhet t’i mbajmë me informacion, t’ju tregojmë çfarë është bërë dhe çfarë po bëhet që njerëzit të shohin realitetin”, u shpreh ai.

Një ditë më parë, KQZ gjobiti Veliajn mosraportim të aktiviteteve dhe për promovim të aktiviteteve të ndaluara. Sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, subjektet duhet të raportojnë në KQZ aktivitetet elektorale. Në rast të mosraportimit, ligji ngarkon me përgjegjësi administrative politikanin që e organizon atë. Pas njoftimit për gjobën, Veliaj u shfaq dje në disa ekrane, nga ku njoftoi se do ta apelonte gjobën. Të njëjtit qëndrim i bashkohet sot edhe kryeministri, thjesht duke ndryshuar termin nga “apelim” në “sqarim”. 

Comments

Submitted by opinion (not verified) on

Dmth Rama po thote se meqe isha dhe une gjoba dhe Ligji nuk kane fuqi se une jam Ligji dhe Maliqi ndersa ju te tjeret nuk mund te me gjykoni se une ju kam vene aty.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.