Ogurzezë/Teza se koronavirusi çon në vetëvrasje ka për shënjestër Presidentin e Republikës

Postuar në 11 Nëntor, 2020 23:52
Shaptilografisti

 

Komenti i kryeministrit Rama sot se koronavirusi mund të çojë edhe drejt vetëvrasjes la shumëkënd të habitur. Nuk ka ndonjë studim që ta mbështesë këtë gjë, sidomos në kushtet kur mjekësia është përqendruar te gjetja e një kure. Por ky lloj “gabimi” ka qenë i qëllimshëm. Burime nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare bëjnë me dije për "Të Kripura" se komenti ka qenë një mesazh intimidues dhe provokues për Presidentin Ilir Meta. Siç dihet një nga bashkëpunëtorët e z. Meta, Petrit Vasili, është prekur nga CoVid-19 dhe është e pranueshme të hamendësohet se ai ka qenë person kontakti me Ilir Metën.

Në këtë kuadër z. Rama, siç thonë burimet, po bën presion psikologjik ndaj presidentit duke e trembur për shëndetin e vet dhe, në aspepktin e sigurisë duke e kërcënuar atë. Dy janë skenarët që dyshon aktualisht presidenti: Z. Rama e përfshin pamundësinë eventuale fizike për shkak të CoVid-19 të Presidentit në kushtet e pamundësisë për ushtrimin e detyrës dhe kërkon largimin e tij të justifikuar.

E dyta, vetëvrasja për shkak të CoVid-19 është një alibi për çdo insinuatë dhe ngjarje, pasi bashkë me të likujdohet edhe pesha politike. Është nekropolitikë patjetër, por politika do mendje të ftohtë. Në Këshillin e Sigurisë megjithatë po diskutojnë sesi mund të realizohet skenari i vetëvrasjes eventuale përderisa z. Meta jeton në Lalëz në katin e parë të vilës së tij dhe çdo hedhje nga dritarja natën e gjen në rërë ku qameti çjerr ballin.

Dilema të tilla kanë bërë që Presidenti të shtojë truprojat dhe madje njërin prej tyre ta marrë për shërbime dadoje për të shmangur ndonjë të pabërë.

Sa për kryeministrin thuhet se ai si alergjik kronik dhe astmatik nuk është i ekspozuar për shkak se në këta njerëz imuniteti në rrugët respiratore është përherë i lartë pse lufton me një gjendje kronike. Kjo shpjegon se pse pavarësisht infektimit të znj. Balluku dhe Gjylameti, kontaket të afërta këto të z. Rama, ai sërish nuk preket.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.