Ishte gjithçka, por sidomos një kaos ku gabuan të gjithë*

Postuar në 21 Korrik, 2020 04:20
Beda M Stadler - Ish-Drejtor i Imunologjisë në Universitetin e Bernës

 

Kjo nuk është një akuzë, por një vlerësim i pamëshirshëm i situatës së tanishme. Ndoshta duhet të qëlloj veten me pëllëmbë për shkak se e kam parë për shumë kohë me panik CoVid-19. Jam po ashtu disi i mëriztur me shumë imunologë që deri më tani ia kanë lënë diskutimin mbi koronavirusin voirologëve dhe epidemiologëve. Ndjej se është koha të kritikohen disa nga deklarimet publike kryesore, tërësisht të gabuara për këtë virus.

Së pari, ishte gabim të deklarohej se ky ishte një virus i ri.

Së dyti, ishte edhe më shumë e gabuar kur u deklarua se popullsia nuk kishte imunitet fare kundër virusit.

Së treti, maja e budallalëkut u arrit kur u deklarua se dikush mund ta kishte CoVid-19 pa ndonjë simptomë, apo edhe ta kalonte sëmundjen pa manifestuar asnjë simptomë. Por le t’i shohim një nga një.

1. Një virus i ri?

Në fund të vitit 2019 një koronavirus, që u konsiderua i ri, u gjurmua në Kinë. Kur u identifikua sekuenca genetike, ose ndryshe manuali i këtij virusi, dhe iu dha një emër i ngjashëm me Sars e vitit 2002, pra Sars-CoV-2, ne duhet ta kishim pyetur veten sesa ky virus ka lidhje me koronaviruse të tjerë, që shkaktojnë sëmundje te njeriu.

Por jo, në vend të kësaj ne u morëm me faktin se nga cila kafshë e menuve kineze kishte shpërthyer virusi. Në të njëjtën kohë, shumë njerëz besojnë se kinezët ishin aq budallenj saqë e hodhën virusin në vendin e tyre. Tani që ne po flasim për zhvillimin e një vaksine kundër virusit, ne papritur po shohim studime se ky virus ka shumë lidhje me Sars-1 dhe me koronaviruset-beta të tjerë që na bëjnë të vuajmë çdo vit forma të të ftohtit. Përveç homologjive të pastra në sekuencat mes koronaviruseve të ndryshëm që mund të sëmurin njerëzit, shkencëtarët aktualisht po punojnë në identifikimin e një numri zonash të virusit, njësoj siç e bëjnë këtë gjë qelizat njerëzore. Kjo nuk ka të bëjë me me lidhjen genetike, por me mënyrën sesi sistemi ynë imunitar e sheh virusin, që është pra se cilat pjesë të koronaviruseve të tjerë mund të përdoren eventualisht në vaksinë.

Pra: Sars-Cov-2 nuk është edhe aq i ri, por thjesht një virus sezonal të ftohti që pësoi mutacion dhe zhduket në verë, siç bëjnë të gjitha viruset e të ftohtit – e që po e vëmë re në shkallë globale tani. Viruset e gripit pësojënë mutacione shumë herë më tepër, por askush nuk do të deklaronte ndonjëherë se një shtamë e re është në fakt një virus i ri. Shumë veterinerë u mërzitën nga kjo shpallje e ekzistencës së një virusi të ri pasi ata kanë vaksinuar kundër koronavirusit mace, qenë, derra dhe lopë për vite të tëra.

2. Përralla e mungesës së imunitetit

Duke nisur që nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e deri te çdo virolog Facebook-u, të gjithë deklaruan se ky virus ishte veçanërisht i rrezikshëm, sepse nuk kishte asnjë imunitet ndaj tij, pikërisht sepse ishte një virus i ri. Madje edhe Anthony Fauci, këshilltari më i rëndësishëm i administratës Trump, nënvizonte në daljet e para publike se rreziku i këtij virusi qëndron në faktin se kundër tij nuk ka imunitet. Unë dhe Toni uleshim shpesh ngjitur në seminaret e Imunologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Bethesda në SHBA, sepse ne kemi punuar në fusha të ngjashme asokohe. Kështu që për një farë kohe unë isha jokritik ndaj qëndrimeve të tij sepse ai ishte një koleg i respektuar i imi. Por mua çdo gjë mu davarit kur mora vesh se testi i parë i antitrupave për CoVid-19 u krijua nga një test i vjetër antitrupash që ishte përdorur për Sars-1. Ky lloj testi vlerëson nëse në gjakun e njeriut ka antitrupa dhe nëse këto të fundit janë krijuar nga një përballje e hershme kundër virusit. Shkencëtarët madje nxorën antitrupa nga një lama që do të zbulonte virusin Sars-1, Sars-CoV2 dhe madje edhe Mers. U bë po ashtu e ditur se CoVid-19 godiste më pak në zonat e Kinës të prekura më parë nga Sars-1.kjo është provë e qartë që sugjeron në mënyrë urgjente se se sistemi ynë imunitar i konsideron Sars-1 dhe Sars-Cov-2 të paktën pjesërisht identike dhe se një prej virusve mundet që potencialisht të na mbrojë prej tjetrit.

Është ky momenti kur unë kuptova se teksa mbarë bota thjesht deklaronte se nuk kishim imunitet, në realitet aksush nuk kishte gati një test që të provonte një deklarim të tillë. Kjo nuk ishte shkencë, por një spekullim i pastër bazuar në instinkt e që u përsërit mandej nga kushdo. Deri më sot nuk ka një test të vetëm antitrupash që të mund të përshkruajë të gjitha situatat imunologjike si: nëse dikush është imun, qëkur është i tillë, çfarë shënjestrojnë antitrupat dhe sa struktura ekzistojnë në koronaviruse të tjerë që mund të provokojnë imunitet të ngjashëm.

Në mesin e muajit prill, u publikua një studim i një grupi të drejtuar nga Andreas Thiel në Charite Berlin. Një material me 30 autorë, mes të cilëve virologu Christian Drosten. Ky studim tregonte se në 34% të njerëzve në Berlin që nuk kishin qenë kurrë në kontakt me Sars-Cov-2,  kishte qeliza imunitare T kundër tij. Kjo do të thotë se qelizat tona T, që janë qelizat e bardha të gjakut, gjurmojnë struktura të ngjashme që shfaqen në Sars-Cov-2 dhe viruset e zakonshme të ftohjes dhe në këtë mënyrë i luftojnë ato.

Një studim nga P A. Ioannidis në Universitetin e Stanford – sipas Fondacionit Ajnshtajn në Berlin, një nga 10 shkëncëtarët më të cituar – tregonte se imuniteti kundër CoVid-19, matur në formën e antitrupave, është shumë më i madh nga sa mendohej. Ionnidis me siguri që nuk është një teoricien i konspiracionit që ka dëshirë të shkojë kundër rrymës; megjithatë ai tani është kritikuar sepse testet e antitrupave të përdorura nuk ishin shumë të sakta. Të mos lëmë mënjanë këtu faktin se krahasur me John P A. Ionnidis, të gjithë virologët gjermanë  të marrë së bashku janë peshë e lehtë.

3. Dështimi i modeluesve

Epidemiologët ranë në kurthin e mitit se nuk ka imunitet në popullsi. Ata po ashtu nuk donin të besonin se koronaviruset ishin vioruse sezonale që provokojnë ftohjen e zakonmshme dhe se do të zhdukeshin në verë. Përndryshe modelet e tyre do të dukeshin ndryshe. Tani që skenari më i keq i fillimit nuk u verifikua gjëkundi, disa prej tyre po kapen pas modeleve që parashikojnë një valë të dytë. T’i lëmë ata në shpresat e tyre – nuk kam parë ndonjëherë një degë të shkencës që e manovron veten ka shumë kur është jashtë loje. Nuk e kam kuptuar ende se përse epidemiologët ishin kaq shumë të interesuar në numrin e vdekjeve, sesa në numrin e atyre që mund të shpëtoheshin.

4. Imunologjia e arsyes së shëndoshë

Si imunolog unë i besoj një modeli biologjik, saktësisht atij të organizmit të njeriut që ka ndërtuar një sistem imunitar që përshtatet dhe të provuar. Në fund të muajit shkurt, duke u kthyer në shtëpi nga regjistrimi i një debati televiziv në Zvicër, unë i thashë Daniel Koch, ish-kreut të seksionit federal zviceran të Sëmundjeve Ngjitëse në Zyrën Federale të Shëndetit Publik- se dyshoja se popullsia kishte një imunitet të përgjithshëm kundër Sars-Cov-2. Ai e kundërshtoi pikëpamjen time. Unë më vonë e mbrojtja atë megjithatë, kur ai deklaroi se fëmijët nuk ishin një faktor përçues në përhapjen pandemike. Ai dyshonte se fëmijët nuk kanë një receptor për virusin, që padyshim nuk ka kuptim. Megjithatë ne duhet të pranonim se observimet e tij ishin korrekte. Por fakti se të gjthë shkencëtarët e sulmuan pas kësaj deklarate dhe i kërkuan studime për ta provuar atë, ishte disi ironik. Askush nuk kërkoi për studime për të provuar se njerëz në disa grupe me rrezik po vdisnin. Kur statistikat nga Kina dhe mandej të dhënat nga mbarë bota po tregonin të njëjtën prirje, pra që thuajse asnjë fëmijë nën 10 vjeç nuk u sëmur, atëherë të gjithë duhet të kishin pranuar se është e qartë se fëmijët kanë imunitet. Për çdo sëmundje që nuk prek një grup të caktuar njerëzish, ne do të arrijmë në përfundimin se ai grup është imun ndaj asaj sëmundjeje. Kur njerëzit po vdesin trishtueshëm në azile ku të tjerë pensionistë, me të njëjtët faktorë risku nuk pësojnë gjë, ne po ashtu duhet të pranojmë se ata janë me gjasë imunë.

Por ky arsyetim duket se u ka shpëtuar shumë njerëzve, le t’i quajmë për qejf “mohuesit e imunitetit”. Kjo farë e re mohuesish duhet të vëzhgonte se shumica e njerëzve që u testuan pozitiv me virusin, pra që virusi ishte i pranishëm në fytin e tyre, nuk u sëmurën. Termi “bartës të heshtur” u hodh në qarkullim nga këta prestigjatorë që shpallën se dikush mund të sëmurej pa shfaqur simptoma. Kjo po që do të ishte diçka për t’u parë! Nëse ky parim, nga këtej e tutje do të natyralizohet në ambientin e mjekësisë, sigurimet shëndetësore patjetër që do të kenë një problem, sikurse pedagogët, studentët e të cilëve mundet tashmë të deklarojnë se ata kanë gjithfarë sëmundjesh, si e si për t’iu shmangur leksioneve, pasi në fund të fundit nuk ka pse të kesh më simptoma për të qenë i sëmurë.

Shakaja tjetër që u shpërnda nga disa virologë ishte shpallja se asimptomatikët mundet sërish t’ua përcillnin virusin të tjerëve. Të sëmurët e “shëndetshëm” do kishin kaq shumë sasi virusi në fytin e tyre që do të mjaftonte për të infektuar të shëndetshmit edhe gjatë një bisede normale. Në këtë pikë ne duhet shqyrtojmë me imtësi se çfarë ndodh: nëse një virus rritet kudo në trup, po ashtu edhe në fyt, kjo do të thotë se qelizat njerëzore vdesin. Kur këto vdesin, sistemi imunitar vihet menjëherë në alarm duke shkaktuar infeksion.

Një nga pesë simptomat kardinale të një infeksioni është dhimbja. Është e kuptueshme se që personat e prekur nga CoVid-19 të mos e mbajnë mend atë gërvishtjen fillestare të fytit për të thënë mandej se nuk kishin simptoma fare deri pak ditë më parë. Por për doktorët  dhe virologët ta kthesh këtë pohim në një histori të sëmurësh “të shëndetshëm”, që provokon panik dhe shpesh u soll si arsye për karantinimin, na tregon se çfarë shakaje e keqe na u server. Të paktën OBSh-ja nuk e pranoi deklarimin e infeksioneve të asimptomatikëve dhe e sfidon edhe sot atë në faqen e vet online(në fakt OBSh e pranon këtë – shënim i redaksisë).  

Ja një përmbledhje sidomos për mohuesit e imunitetit, për atë sesi njerëzit sulmohen nga mikrobet dhe sesi ne reagojmë ndaj tyre: nëse ka viruese patogjenikë në mjedisintonë, atëherë të gjithë njerëzit – imunë apo jo – sulmohen nga ky virus. Nëse dikush është imun, nis beteja. Së pari ne përpiqemi të parandalojmë përmes antitrupave që virusi të lidhet me qelizat tonë. Kjo normalisht funksionon në mënyrë të pjesshme, jo të gjithë do të blllokohen dhe disa viruse do të lidhen në mënyrë të përshtatshme me qelizat. Kjo nuk ka pse të prodhojë simptoma dhe as nuk është po ashtu sëmundje. Sepse roja e dytë e sistemit imunitar thirret tani në veprim. Fjala është për të sipërpërmendurat qeliza T, qelizat e bardha të gjakut, që mund të përcaktojnë nga jashtë se në cilat qeliza virusi po përpiqet të shumohet. Këto qeliza, që tanimë po inkubojnë virusin, kërkohen në të gjithë trupin dhe vriten nga qelizat T deri sa virusi i fundit të ketë vdekur.

Pra, nëse ne bëjmë një test PCR për koronvorusin mbi një person me imunitet, nuk gjurmohet virusi, por një pjesë e shkatërruar e genomit të tij. Testi rezulton pozitiv për sa kohë që aty hasen copëza të shkatërruara të virusit. Po: Edhe nëse virusi që ka shkaktuar infeksionin ka vdekur prej kohësh, një test i koronavirusit mund të rezultojë pozitiv, sepse metoda PCR shumon deri edhe një fraksion të materialit genetik të virusit të mjaftueshëm për t’u gjurmuar. Kjo është pikërisht ajo se çfarë ndodhi kur jepej lajmi anëembanë botës se 200 koreanë që e kishin kaluar CoVid-19 ishin infektuar për së dyti dhe se ekzistonte pra mundësia se kundër këtij virusi nuk krijohet imunitet. Një shpjegim për atë që ndodhi me të vërtetë dhe falja erdhi më vonë, kur u bë e qartë se koeranët e imunizuar ishin të shëndetshëm dhe kishin patur vetëm një betejë të shkurtër me virusin. Problemi kyç ishte se mbetjet virusale të regjistruara me testin hipersensitiv prodhuan rezultatin “pozitiv”. Është shumë e ngjarë që një numër I madh I raportimeve ditore të infeksioneve të jenë thjesht gjurmim i mbetjeve virusale.

Testi PCR me ndjeshmërinë e tij esktreme, në fillim ishte perfekt për të zbuluar se ku mund të ishte virusi. Por ky test nuk mund të identifikojë nëse virus është ende gjallë apo jo, pra nëse ai infekton ende. Për fat të keq, kjo solli situatën kur disa virologë barazuan forcën e rezultatit të testimit me ngarkesën virale, pra sasinë e virusit që dikush mund të transmetojë.

5. Problemi me imunitetin ndaj koronavirusit

Cili është kuptimi i të gjithë kësaj në jetën e vërtetë? Periudha jashtëzakonisht e gjatë e inkubimit që shkon nga 2 -14 ditë – ka raportime edhe për 22 – 27 ditë – duhet të alarmojë çdo imunolog. Sikurse deklarimi se shumica e pacientëve nuk do të sekretonin më virusin pas pesë ditësh. Të dyja këto çojnë nga ana e tyre në përfundimin se ka – në sfond – një imunitet bazë që shformon ngjarjet, krahasuar me një cikël të infeksionit viral – pra që çon në një periudhë të gjatë inkubatore dhe imunitet të shpejtë. Ky imunitet duket se është problemi për pacientët me një kurs të rënduar të sëmundjes. Përqendrimi i antritrupave tanë, pra saktësia e sistemit tonë mbrojtës, reduktohet sa më shumë që plakemi. Por edhe njerëzit me një dietë jo të mirë ushqimore, që janë të kequshqyer mund të kenë një sistem imunitar të dobësuar, që është edhe arsyeja se pse ky virus nuk zbulon problemet mjekësore të një vendi, por edhe ato sociale.

Nëse një person i infektuar nuk ka mjaftueshëm antitrupa, pra ka një përgjigje të dobët imunitare, virusi do të përhapet me ngadalë në trupin e tij. Tani që nuk ka mjaftueshëm antitrupa, ka mbetur vetëm këmba e dytë mbështetëse e përgjigjes sonë imunitare” qelizat T nisin të sulmojnë qelizat e infektuara nga virusi në të gjithë trupin. Kjo mund të çojë në një përgjigje të ekzagjeruar imunitare, që është në thelb një masakër masive që quhet Stuhia Citokine. Kjo ndodh shumë rrallë edhe te fëmjët e vegjël e në këtë rast kjo quhet Sindroma e Kavasakit. Edhe kjo u përdor për të përhapur panik. Është interesante të thuhet se kjo sindormë kurohet shumë lehtë. Fëmijët e prekur marrin antitrupa nga gjaku i dhuruesve të shëndetshëm që kanë kaluar të ftohtin e koronaviruseve. Kjo do të thotë se imuniteti i fshehur dhe i supozuar inekzistent në popullsi në fakt po përdoret në funksion terapive.

Po tani?

Virusi ka ikur për momentin. Ndoshta do të rikthehet në dimër, por nuk do të ketë një valë të dytë. Thjesht: i Ftohtë. Ata të rinj dhe të shëndetshëm që punojnë me maskë në fytyrë do të ishte mirë që të mbanin një helmet sepse rreziku që t’u jerë diçka në kokë është më i madh sesa ai i shndërrimit në një rast serioz të CoVid-19.

Nëse vëmë re një rritje domethënëse infeksionesh në 14 ditë(pasi Zvicra hoqi kufizimin e lëvizjes), atëherë të paktën do të dimë se një nga masat e marra ishte e dobishme. Përtej kësaj unë sugjeroj të lexoni punën e funit të John P A Ioannidis në të cilën ai përshkruan situatën botërore bazuar në të dhënat e 1 majit 2020: Njerëzit poshte 65 vjeç përbëjnë vetëm 0.6-2.6% të të gjitha vdekjeve të CoVid-19…

Rruga jonë drejt kthimit në normalitet do të ishte më e lehtë nëse disa alarmistë do të kërkonin falje. Si p.sh doktorët që donin përzgjedhje mbi 80-vjeçarësh që të hiqnin nga ventilimi. Apo edhe media që vazhdon të përcjellë video alarmiste nga spitalet italiane për të ilustruar një situatë që nuk ekziston si e tillë. Të gjithë politikanët që bëjnë thirrje për “testim, testim, testim” pa ditur se çfarë mat në të vërtetë testi…

Shënim: Shkrimi i mësipërm është i datës 10 qershor 2020 dhe që atëherë disa gjëra kanë lëvizur nga pohimet e imunologut zviceran. Mirëpo debati mbi imunitetin, mashtrimi I hapur për testet e antitrupave, problemet me testin PCR janë aktuale sot e gjithë ditën, sepse mbi to po ndërtohen dhe zbatohen politika. Në fund të fundit panorama e ofruar nga Stadler është e qartë në një aspekt: ajo nuk i atribuon CoVid-19 specifika unike genetike dhe infective, duke na vënë përpara një realiteti më të menaxhueshëm psikologjikisht: është një virus i përballueshëm. Rëndësia e shkrimit qëndron pra në zbardhjen e një ane të errët të kësaj epidemie, e që është vendimmarrja mbi hamendje ekspertësh që me përkufizim e kanë thuajse të pamundur të pranojnë se gabuan. Ne dje lexuam për një studim mbi imunitetin në Tiranë, mirëpo nëse lexojmë imunologun zviceran në parim imunitetin ne e kemi. Është interesante të vëzhgohet gjithësesi nëse ata persona që kaluan valën e gripit apo të ftohtit të nëntor-janarit, u prekën apo jo nga CoVid-19. Pasi kështu do kuptonim diçka më shumë mbi tezën e strukturave të ngjashme të viruseve dhe përgjigjes imunitare.

*Përkthimi me disa shkurtime/titulli: Skerdilajd Zaimi

Burimi: https://medium.com/@vernunftundrichtigkeit/coronavirus-why-everyone-was-wrong-fce6db5ba809

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.