Ofensiva ruso-siriane në Idlib, Turqia kthen sytë sërish nga SHBA
Perëndimi me SHBA në krye ka dhënë sot një tjetër shfaqje të pozicionit qesharak që ka marrë në botë për shkak të inkoherencës së madhe që ka krijuar mes predikimit për paqe, ligjit ndërkombëtar që e ka imponuar vetë dhe nevojës për të bërë çfarë i leveridis kudo. Rasti e solli që të jetë Turqia në pozitën e vendit që ka nevojë sot për mbështetje. Po ajo Turqi që sillet pa pyetur shumë për SHBA dhe BE kur vjen puna për situatën në Siri, apo blerjen e sistemeve mbrojtëse ruse.
Këto ditë pala turke ka marrë goditje shumë të fortë në rajonin e Idlib në veriperëndim të Sirisë, kur nga sulmet ajrore siriane dhe ruse, si dhe ofensiva tokësore e mbështetur nga Irani, janë vrarë 33 ushtarë turq dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë. Mediat raportojnë në vazhdimësi se Presidenti turk, Erdogan është në kontakt me presidentin rus, Putin, por asgjë nuk është arritur. Marrëveshja turko-ruse e një viti më parë për demilitarizimin e zonës së Idlibit, duket se ka qenë manovër taktike që e ka kapur Turqinë në befasi. Sapo regjimi sirian arriti objektivat e veta ushtarake duke marrë Halepin, ai shpërtheu drejt veriperëndimit në Idlib, ku rusët po mbështesin duke e ekspozuar Turqinë ndaj nevojës për të ndërhyrë. Dhe në planin ushtarak punët nuk po ecin mirë.
Dinamika e situatës është e tillë saqë në lojë ka rihyrë SHBA. Agjencia turke Anadolu ka cituar mbështetjen që SHBA i ka dhënë Turqisë teksa ka bërë thirrje që ofensiva siriane të marrë fund.
Ne qëndrojmë pranë aleatit tonë të NATO-s, Turqisë, dhe vazhdojmë të kërkojmë për përfundimin e menjëhershëm të kësaj ofensive të neveritshme nga regjimi i Asadit, Rusia dhe forcat e mbështetur nga Irani. Siç kanë thënë presidenti dhe sekretari, ne po shqyrtojmë opsionet se si mund ta mbështesim Turqinë më së miri në këtë krizë
tha një zëdhënës i Departmentit amerikan të Shtetit, duke folur për AA në kushte anonimiteti.
Çështja këtu është se demilitarizimi i Idlibit dhe çdo aksion i Turqisë në Siri ka ardhur në zbatim të marrëveshjes së Astanas me Rusinë dhe Iranin, ndërkohë që SHBA dhe Perëndimi kanë mbetur jashtë. Ndaj apeli i Turqisë ndaj NATO-s dhe SHBA është krejt pa vend. Turqia është në Idlib, brenda territorit sirian në formatin e një vend agresor, ajo nuk po sulmohet në territorin e vet. Ndaj solidariteti në këtë pikë nuk ka kuptim.
Assad po merr në kontroll territorin e vendit të vet, që njihet ndërkombëtarisht dhe është anëtar i OKB-së. Ku konsiston atëherë e neveritshmja në ofensivën e tij në Idlib?
Është e vërtetë që Turqia strehon 3.7 milionë sirianë që nga fillimi i luftës dhe në këtë kuptim, Turqisë i do lënë akses dhe të drejta në Siri, por vështirë se një gjë e tillë mund të përkthehet në të drejta territoriale. Ajo çfarë po ndodh në praktikë është përplasja e planeve ruse me ato turke. Në fillim kontrolli i territorit, pastaj çështja e Assadit dhe Kushtetutës, ndërkohë që Erdogan mendon të mos jetë pjesë e një procesi që duket se do ta riakonfirmojë Assadin pse do dalë fitimtar. Për Turqinë çështja është e rëndësishme edhe në një aspekt tjetër: në Siri do të provohet aftësia dhe kapaciteti I saj dhe nga mënyra sesi do të shkojnë aty punët mund të vlerësohet edhe ecuria e politikës turke në Libi ku mbështetet qeveria e Tripolit,
Comments
Dhe gjithe kjo ben pjese ne
Dhe gjithe kjo ben pjese ne planet e vjetra Turqi.Siri-Iran per t'mos lene nje shtet kurd mes tyre! Nje plan ky qe i vjen me per shtat Turqise, sepse nga formimi i Kurdistanit humbet Turqia me shume territor nga c'humbasin Siria dhe Irani. Ngritja e shtetit te Kurdistanit eshte jo vetem e drejte legjitime e kurdeve, por do tu jepte fund edhe konflikteve ne ate rajon.
Add new comment