SHBA heq vizat për qytetarët polakë

Postuar në 04 Tetor, 2019 19:21

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur heqjen e vizave hyrëse per qytetarët polakë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat polake sipas të cilave kjo është diskutuar edhe në takimin e fundit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij polak, Andrzej Duda.

Edhe pse nuk sqarohet se kur hyn në fuqi ky vendim, lajmi për të përcillet si i sigurtë.

Programi Visa Ëaiver u mundëson qytetarëve të vendeve që përfshihen në të të udhëtojnë për biznes apo turizëm drejt SHBA-ve pa vizë dhe me të drejtë qëndrimi 90 ditë. Lajmi në fjalë vjen ndërkohë që Polonia ka rënë dakord që të presë edhe 1000 trupa amerikane shtesë në vend, veprim ky që konsiderohet si një masë kundër përpjekjeve ruse në Europën Qendrore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.