Video/Sulm me armë në Teksas. Raportohet për 18 të vdekur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në El Paso të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave bëhet fjalë për një atentat me shumë viktima që ka ndodhur në një market të linjës Ëalmart. Policia e zonës ka njoftuar se për momentin përjashtohet që të ketë patur disa atentatorë dhe një person po mbahet i ndaluar.
Raportohet që nga sulmi të ketë 18-20 viktima ndërkohë që nga pamjet e përcjella në rrjetet sociale dëgjohen 10 të shtëna në sfond, ndërkohë që nga intervistat e shumta jepen versione nga më të ndryshmet. Ngjarja ka sjellë reagime nga përfaqësues të zonës por edhe nga kandidati presidencial Beto O’Rourke.
Add new comment