Si vdes një Republikë...

Postuar në 08 Korrik, 2019 04:30
Intervistoi: Walter Veltroni

 

Si vdes një Republikë? Historia na jep dy modele: ose shndërrohet përmes një puçi të brendshëm – paqësor ose të dhunshëm – apo veprimi të armatosur në një formë tjetër qeverisjeje, ose ajo i nënshtrohet rishkrimit të rregullave dhe përcaktimit të imperativave morale për të nisur një jetë të re. Kjo e dyta është më e zakonshme në sistemin tonë. Italia është një model që ofron shumë mësime për Shqipërinë, pasi aty Republika e Parë përfundoi jetën e vet bashkë me pjesën më të madhe të partive dhe figurave që e dominuan. Korrupsioni, pazaret me botën e biznesit dhe instrumentalizimi i të gjitha atuve ideologjike morale çuan në fundin e një procesi që u shoqërua me jo pak viktima.

Në një intervistë për Corriere della Sera, realizuar nga Walter Veltroni, ish-ministri socialist, Rino Formica, sqaron në mënyrë të drejtpërdrejtë atë mekanizëm të errët që qëndronte pas një ekuilbri po kaq të errët që u zgjidh në vitin 1992. I bindur se katastrofa erdhi vetëm për një shkak: korrupsionit dhe mungesës së përfaqësimit.

***

Rino Formica, fillojmë me ju, drejtues socialist me autoritet, një seri bisedash për të rindërtuar fundin e Republikës së Parë, diçka shumë më e sigurtë sesa lindja e së dytës. Çfarë ishte Republika e Parë?

Italia ka qenë një vend kufi, i disa kufijve për të qenë më të saktë. Ndarja Lindje – Perëndim dhe ajo Veri-Jug.  Ka qenë vend shkëmbimi mes dy perandorive, asaj sovjetike dhe asaj amerikane. Kishte edhe një kufi tjetër, ai i shtetit të Vatikanit. Në fund ishte edhe një kufi më vete, i gjithi i brendshëm, ai i sistemit politik: kufiri mes forcave politike që duhet të qëndronin bashkë për arsye kushtetuese, por ishin të ndara për shkak të përkatësisë në dy kampe të ndryshme ideologjike. Si e zgjidhën problemin e vijave ndarëse klasat drejtuese të Republikës së Parë? Me një mrekulli ekuilinrimi në të gjitha fushata. Në kufirin Lindje-Perëndim ishin një vend besnik ndaj aleancës,  por kultivonin hapjen drejt dialogut me kampin e Lindjes. Kishte pastaj edhe arsye tregëtare. Ishte pra një meekulli ekuilibri: pak Helsinki, pak Tanxhiers.

Dhe në planin e brendshëm?

Ndarja e brendshme manifestohej mes partive të kampit perëndimor dhe Partisë Komuniste që kishte një lidhje ideologjike me Lindjen. E rregullonte me paktin kushtetues dhe me institucionin e rëndësishëm të partisë së masave, asaj Komuniste, një parti që duhej të mos izolohej si parti e një pakice në pararojë, por duhet të hynte në brendi të shoqërisë, në fushat më depërtuese të ndikimit politik. Konsolidohej kështu një lidhje kushtetuese. Lidhja e kompromisit patriotik. Asnjë forcë politike e kampit perëndimor nuk do ta nxirrte jashtë ligjit Partinë Komuniste dhe kjo e fundit  nuk do të sillej si falangë e armatosur në rast të një sulmi ndaj Italisë nga vendet e Lindjes.

A merr fund ky pakt me vdekjen e Moros duke u prekur i gjithë sistemi nga një çekuilibrim që do të bëhet realitet me rënien e murit të Berlinit? Cfarë mendimi ke për ato vite mes grushtit të shtetit në Kili, rrëmbimit të Moros, në prishjen e kompromisit historik, vrasjene Falcone?

Mes viteve 1948-1989, për 40 vjet, në një vend frontiere si Italia u zhvillua një luftë e ftohtë. Të dyja kapmet ideologjike nuk ishin në kushtet për të mundur të dialogonin pa u matur vazhdimisht në planin e forcës. Por jo më të forcës ushtarake. Sa herë që mbërrihej në pikën e konfliktit, të kalimit nga lufta e ftohtë në përballjen e armatosur, të dyja perandoritë frenonin. Kjo luftë e rregullimit të kushteve të çekuilibrimit që krijoheshin në të dyja zonat, nuk mund të kryhej veçse me mjete okulte, të kamufluara, të padukshme. Kam lexuar një artikull tëndin mbi masakrën e Breshias. Të duket e mundur që në një vend frontiere nuk dihej se çfarë fshihej pas përdorimit të terrorizmit të së djathtës dhe të së majtës?

Ne mendojmë: terrorizmi i të majtës ka një bazë ideologjike. Ndaj edhe ka një prapavijë edhe idealiste, çmendurake, si të duash quaje, por kishte idealizim të ndotur me gjak. Terrorizmi i të djathtës nuk kishte asgjë ideologjike, u instrumentalizua dhe u përdor deri si punë krahu.

Nuk ekzistonte një qendër e fashizmit që përdorte terrorizmin e djathtë për arsye ideologjike, kishte një qendër qelbësirash që duhet t’I jepnin një vell ideologjik politikës së masakrave. Terrorizmi i së djathtës është i asimilueshëm në bandat kriminale të aktivitetit mafioz. Sepse është punë kriminelësh, mafiozësh.

Çfarë ishte Gladio? Ti e dije se ekzistonte?

Gladio, në manifestimin e vet të hapur, u shfaq në vitet 90-91 me deklaratat e Andreotit. Për organizata paralele jashtë rregullimit kushtetues flet po i njëjti Andreoti, në një artikull mbi Sifar, publikuar në gazetën “Concretezza”në shkurt të vitit 1968.

Po për çfarë po flitet këtu? Këtu çdo gjë është e njohur, të gjithë e dinë. Raportet, edhe format klandestine”. I referohet në mënyr eksplicite organizatave në brendësi të sistemit të sigurisë dhe të sistemit tonë të aleancave, që ishin jo kushtetueshmërisht të respektueshme, ose të përputhshme në planin kushtetues. Andreotti ishte një person që nuk e linte veten të përfshihej në probleme, por ishte i informuar. Ai nuk përzihej. Dinte dhe qëndronte mënjanë. Kur në vitin 1984, dhashë intervistën mbi çështjen e atentatit në tren…

Masakra e trenit të shpejtë 904, 17 të vdekur një ditë para Krishtlindjeve.

Po. Thashë: “Na dërguan një paralajmërim”. Thashë se kishte forza që donin të dëmtonin sovranitetin tonë. Spadolini ngatërroi dynjanë. Atëherë ishte qeveria Craxi dhe kërkonte një krizë për shkak të intervistës sime. Craxi më telefonoi: “Eja në një takim në pallatin Chigi”. Shkoj, aty janë Craxi, Forlani, Andreotti – mnistër i Jashtëm, Spadolini – ministër i Mbrojtjes dhe Amato që ishte aty si nënsekretar për shërbimet sekrete. Spadolini nis një diskutim pa kokë: “Ti do ta rrënosh këtë qeveri, ti, sikurse rrëzove qeverinë time, do që të rrëzosh edhe qeverinë e Kraksit”. Unë thashë: “Jo, unë thjesht kam shprehur mendimin tim. Nuk dua të rrëzoj asnjë qeveri”.

Andreoti që e kishte me Spadolinin dhe që donte të më jepte një mundësi, thotë në mënyrën e tij: “Sovraniteti i kufizuar është një problem përherë i hapur, një problem antik. Sovranitetin e kufizuar me Amerikën ne e kemi sanksionuar me një akt administrative, qarkoren Trabuçhi”. Heshtje. Bëri bashkë dhe i lëshoi aty qarkoren Trabuçhi, sovranitetin e kufizuar, aktin administrativ. Spadolini nuk arrin të kuptojë pse është i çorientuar nga një gjë e tillë. Forlani shikon orën dhe thotë: “Kam një takim”, çohet dhe ikën. Dy minuta më pas, Amato i thotë Craxit se ka një punë dhe ikën. Mbetemi unë, Spadolini, Andreotti dhe Craxi. Craxi e kupton sikletin e përgjithshëm dhe thotë: “Dakord, u sqaruam”. Andreotti më shtrëngon dorën sikur donte të më thoshte: Thellohu!

Dhe në fakt, Trabuçhi pranoi në vitin 1960, gjatë ngjarjeve të Xhenovas me qeverinë Tambroni, një kërkesë të amerikanëve, qartësisht shumë të shqetësuar, sipas të cilës në zyrat doganore të bazave amerikane të caktoheshin doganierë amerikanë dhe jo italianë. Kjo kërkesë u miratua me një qarkore të Ministrisë së Financave. Nga ky kanal kaloi i gjithë armatimi në Itali. Kaloi përmes bazave ushtarake amerikane. Hynte dhe dilte. Dhe qarkorja Trabuçhi nuk u shfuqizua asnjëherë.

A ka patur ndonjë moment kur Moro mund të lirohej?

Unë besoj se po. Ne socialistët, miq të Moros dhe persona të shtyrë nga një shqetësim njerëzor, si Vassalli, kërkuam të bëhej presion për lirimin e kryetarit të Demokracisë Kristiane. Veprimi ynë bëhej hapur në ditën me diell dhe takimet me personat që mendonim se mund të ishin ndërmjetës me Brigadat e Kuqe zhvilloheshin hapur. Po mirë të duket e mundur që Paçe, eksponent i të majtës ekstreme që dialogonte me Brigadat e Kuqe përmes Mouçit, takohet me socialistët në mes të ditës shihet shpesh në bare më Moruçin dhe Faranën…Dhe të gjithë këta nuk janë kontrolluar? Nuk janë dëgjuar? Duke ndjekur atë do të arrinin në burg.

Është vënë përherë në diskutim nëse ju informonit apo jo qeverinë e kohës…

Nuk është e vërtetë që nuk informoja, të gjithë ishin të informuar, Cossiga ishte i informuar, Presidenca dhe kush qëndronte aty përveç Presidentit, ishin të informuar. Të gjithë. Prandaj si është e mundur që kishte kaq shumë neglizhencë të qëllimshme? Ashtu siç e shoh unë foleja ku mbahej Moro dihej. Nëse kësaj i shton lidhjen, tashmë që është thuajse i sigurtë fakti që Mennini, prifti, shkoi të rrëfente dhe pastaj doli nga Italia, u largua nga Kisha…

Kush e donte të vdekur Moron?

Kjo është një pyetje që nuk duhet bërë sepse nuk ke për ta marrë asnjëherë përgjigjen. Një tjetë rpyetje duhet të bësh. Kush nuk e donte aktiv? Komandat ushtarake të Luftës së Ftohtë. Sepse ai po përmirësonte rregullat e së shkuarës. E dinte se, në luftën e ftohtë, nuk mundej që në qeveritë kombëtare të kampit perëndimor nuk mund të qëndronin ata që konsideroheshin si armië ndërkombëtarë. Po lindte një raport i ri Lindje-Perëndim, ishte ende në fuqi një politikë e çtensionimit, e dialogut mes fuqive të mëdha. Kjo, mendonte ai, lejonte një kapërcim në planin kombëtar, të logjikës që rridhte nga lufta e ftohtë. Jo për të krijuar qeveri mes Demokracisë Kristiane dhe Partisë Komuniste Italiane, por për të krijuar një legjitimitet të qeverisjes së masave popullore anti-shtet në Itali. Që ishin katolikët, socialistët dhe komunistët. Dhe legjitimiteti vjen përmes qeverisjes së vendit. Për katolikët erdhi, për socialistët po ashtu, duhej të krijohej edhe për komunistët.

A ekzistonte në Itali rreziku i një frushti shteti në vitet ’70?

Në Itali, nga viti 1948 dhe në vazhdim kanë bashkëjetuar dy prirje themelore. Prirja për zgjidhjen autoritare të problemeve të vështira dhe zgjedhja e vështirë, e lodhshme, e rrugës demokratike. Kjo lind nga fakti se përkatësia e plotë e masave në konsideratat dhe vetë shtetin demokratik, nuk ishte zgjidhur në mënyrë përfundimtare. Maturimi demokratiki masave në Itali ka qenë përherë një proces i papërfunduar, i ndërprerë. Ka vazhduar përherë, por ka patur gjithnjë ndërprerje sepse, edhe në opinionin publik, disa herë ka prevaluar sugjerimi për thjeshtim. Aq e vërtetë është kjo saqë sot çështja e vërtetë nuk është rievokimi i regjimeve të shkuara apo rreziku nga regjimet e së shkuarës; problemi përherë i hapur në Itali është ai i opsionit mes zgjidhjes autoritare dhe asaj demokratike.

Republika e Parë përfundon përgjithnjë me atentatin ndaj Falcones në ditët e Tangentopolit dhe me parlamentin që nuk arrin të zgjedhë kryetarin e shtetit…

Falaone akumuloi aq shumë armiqësi në jetën e tij sepse kishte ditur të vepronte përherë pa bërë pyetjen: “Më leverdis apo jo?” Në një moment të caktuar krijohet një boshllëk politik dhe institucional që hap rrugën për një apo për ata që janë goditur nga ajo mënyrë e pavarur të vepruari. Përgjegjësia, kur ndodh një gjë e tillë, është e atij që ka goditur, e atij që ka dhënë siguruar armën, por edhe e atyre që mund të jenë jashtëzakonisht shumë, që e dinin dhe kthyen kokën nga ana tjetër. Që Falcone po shkonte përballë diçkaje të tmerrshme, këtë ishin më shumë sesa një njeri që e dinte. Dhe kthyen kokën nga ana tjetër.

Kthehemi në vitin 1956. Çfarë do të kishte qenë e majta italiane nëse Partia Komuniste (PCI) e atëhershme do të kishte guximin për një dënim siç duhej?

Në vitin '56, Togliatti nisi një sulm të dhunshëm kundër revizionizmit. I drejtohet Nenni-t, i cili ngre problemin e socialistëve dhe mospajtimit të brendshëm, atë të intelektualëve të tillë si Giolitti, Fabrizio Onofri, të cilët më pas u prishën me partinë. Ata ngrenë problemin se nuk ka një krizë në sistem, por ka një krizë të sistemit. Socializmi i vërtetë është shteti që bëhet shtet i partisë. Revizionimi e thyen këtë supozim. Partia politike nuk mund të jetë shtet, sepse nëse bëhet shtet, ka brenda tij elementë të shtypjes. Nëse në '56-n, PCI do të kishte dënuar represionin hungarez, çfarë do të kishte ndodhur? Do të ishte copëtuar në ndarje. Do të kishin prevaluar filosovjetikët. Kjo është arsyeja pse unë këmbëngul në çështjen e mungesës së kulturës institucionale nga ana e së majtës. E majta dhe katolikët, shumica e masave italiane lindin anti-shtet. Katolikët për çështjen e Vatikanit, socialistët dhe komunistët për arsye sociale, ekonomike dhe ideologjike.

As pas vitit 1989, e majta nuk arriti të bashkohej.

Pas vitit 1989, Craxi shkoi në Pragë. Në një mur gjen të shkruar "rroftë komunizmi". Pastaj ai e fshin dhe shkruan "poshtë komunizmi, rroftë socializmi". Kalon një i ri çek dhe pasi e lexon, i thotë atij, duke bërë atë shenjën e prerjes së kokës, "Socializmi kaput". Komunizmi dhe socializmi, në imagjinatën e përgjithshme, ishin identifikuar. Craxi duhej të kryente një operacion të madh politik pas 1989-s: të kërkonte, pas Bolognina-s, që Partia Komuniste dhe Partia Socialiste të shpërbëheshin dhe ribashkohen, duke kapërcyer ndarjen e Livornos në vitin 1921. Por jo duke shkuar përpara asaj që ndodhi në Livorno, por duke shkuar edhe më tej. Ishte e nevojshme të dinim se në gjeneratat e reja do të përhapej një krizë refuzimi kundër demokracisë sociale dhe të gjitha formave të socializmit. E realizuar ose e arritshme. Duhej shkuar përtej kësaj. Craxi, nga ana tjetër, ka vetëm një operacion zbutës kundër PCI. Ai thotë: Unë ju jap kohë, domethënë që nuk shkoj në zgjedhje të parakohshme për krizën tuaj, ju jap kohë për t’u riorganizuar dhe rindërtuar.

Në këtë moment, sipas meje kjo ishte një linjë krejtësisht e gabuar, sepse konvertimi i bazuar thjesht në nismën e brendshme të Partisë Komuniste do të kishte kërkuar shumë kohë dhe ne e kemi parë, që edhe sot, në zonat e Partisë Komuniste, pas tridhjetë viteve, kjo vetëdije nuk është maturuar ende.

Cila ka qenë hera e fundit që e ke dëgjuar Craxi-n?

Para se të ikte.

Më pas nuk pate më kontakte?

Nuk jemi dëgjuar më. Me të kam pasur një mospajtim përfundimtar. E kam ditur gjithnjë se ai gaboi me ikjen e tij. Ndoshta ky ishte një gabim i pashmangshëm për shkak të një dhimbjeje të thellë. Në kulmin e dramës së tij personale dhe politike, në fund të legjislaturës në vitin 1994, i thashë: "Mos ik jashtë shtetit, ne të gjithë e kemi për detyrë të qëndrojmë këtu. Në fillim do të jetë e vështirë, çdo gjë do të jetë plot hidhërim dhe vuajtje, por koha maturon arsyet, shuhen edhe pasionet më të forta. Pasionet janë natyrisht të pakontrollueshme vetëm në dy raste: kur subjekti është ende në piedestal dhe kur ai ia ka mbathur”. Kur ti zbret nga piedestali dhe nuk ikën, arsyeja të vjen, nuk po them menjëherë, por në një kohë të pranueshme.

Dhe ai nuk e pranoi këshillën që i dhatë ju?

Ai nuk e pranoi atë, sepse ai e ndjeu padrejtësinë, përgjegjësinë e veprës penale. Besoj se ishte edhe çështje vuajtjeje fizike, morale dhe personale. Ai kishte frikë se nuk do t’ia dilte.

Kush ju mungon më shumë nga ata me të cilët keni bërë politikë?

Matteo Matteotti. Ai ishte një njeri i shkëlqyer: ai kishte një shkëputje të thellë nga drama e tij njerëzore dhe arsyeja e luftës së tij politike ishte sigurisht mishërimi i idealit dhe vuajtjes. E majta nuk ekziston pa vuajtje. Gjithmonë kujtoj një frazë të Kuliscioff-it, në vitin 1926, i intervistuar nga Giovanni Ansaldo, ende antifashist në atë kohë, i cili e pyeti: "Po ku keni gabuar?" . Një pyetje që mund dhe duhet bërë edhe sot, kur një trashëgimi e madhe shkatërrohet papritur. Ajo u përgjigj: “Mos e thelloni veten në meditime të mëdha, përpiquni të kuptoni një gjë: në bazë të çdo humbjeje gjithmonë qëndron një udhëheqje që nuk ka vuajtur”.

Burimi: Corriere della Sera

Përkthimi: ResPublica 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.