Pompeo, pjesë e samitit Greqi-Qipro-Izrael për gazsjellësin EastMed
Egjeu po merr përherë e më shumë rëndësi strategjike për shkak të zbulimeve të rezervave të mëdha të gazit. Mediat greke raportojnë për pjesëmarrjen e sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në samitin tripalësh Qipro-Greqi-Izrael ku do të nënshkruhet marrëveshja për gazsjellësin e Mesdheut Lindor(EastMed).
Pjesa tjetër e Mesdheut Lindor - Greqia, Qiprua, Turqia, Egjipti, Izraeli - po ecën para në kërkimin dhe shfrytëzimin për përfitimin e popujve të tyre të burimeve natyrore. Do të ishte për të ardhur keq nëse kjo gjë do t’i mohohej popullit të Libanit si pasojë e Hezbollahut dhe të tjerëve. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë
është shprehur një zyrtar i lartë i DASh.
Pompeo pritet të vizitojë edhe Libanin, ndërkohë që mediat e shohin prezencën e tij në samit si shenjë të interesimit më të lartë të ShBA në një zonë ku përplasen shumë interesa. Gjetjet e gazit në Qipro janë konfirmuar nga kompania amerikane Exxon Mobil, ndërkohë që gjatë vitit të kaluar përfaqësues të ShBA janë angazhuar shumë në krijimin e bashkëpunimit trepalësh mes Greqisë, Qipros dhe Izraelit si aleatë dhe kundërpeshë ndaj aktorëve të tjerë më pak të besueshëm.
Add new comment