Anullohen shembjet e shtëpive në Himarë, bie projekti i qeverisë

Postuar në 02 Dhjetor, 2018 13:50

Nuk do të ketë prishje të shtëpive mbi 100 vjeçare në Himarë që ishin planifikuar të shkatërroheshin për të zbatuar projektin "Heimara e Re", siç e ka emërtuar kryebashkiaku Gjergj Goro, përmes projektit "Rindërtimi Urban në Bashkinë e Himarës".

Më 28 tetor 2016, banorëve të Himarës iu dërguan njoftimet ku u kërkohej të evakuonin shtëpitë e tyre, të cilat do të shembeshin si pjesë e një projekti zhvillimi. Sipas Kathimerini, pas kundërshtive të forta më shumë se dy vjeçare nga banorët dhe angazhimin e madh të Ambasadës së Greqisë në Tiranë si dhe mbështetjen e Greqisë, vendimi për planin e rikualifikimit urban të Himarës u anullua me vendim gjykate.

Vlen të theksohet se edhe Avokati i Popullit kishte konstatuar se ishim shkelur të drejtat e banorëve në hartimin dhe zbatimin e projektit. Pas disa orë diskutimesh është përgatitur një plani i ri që nuk do të prekë ndërtesat e vjetra të qendrës së Himarës. Në favor të draftit ka qenë shumica dërrmuese e banorëve, duke detyruar kryetarin e Bashkisë të firmosë përfundimisht mosshembjen e shtëpive të vjetra. 

Çështja e prishjeve në Himarë ekspozon edhe njëherë paligjshmërinë dhe arbitraritetin me të cilin operon kjo qeveri. Ky rast përforcon edhe më shumë dyshimet se me të njëjtat standardet po veprohet edhe për zgjerimin e Unazës së Re, ku shkeljet janë denoncuar edhe publikisht. Ndryshimi është se banorët e Himarës patën mbështetjen e fortë të qeverisë greke, ndërsa banorët e Unazës së Re janë të vetëm përballë policisë dhe qeverisë që i sodit nga larg. 

http://www.kathimerini.gr/998104/article/epikairothta/ellada/akyrwnontai...

Comments

Submitted by Bardhi koka (not verified) on

Si mund te behet krahasim midis protestave te banoreve autoktone me shtepia ngritur kur ska pasur Shqiperi me flamur dhe lukunise se tokes se xanunun.
Ka paralele ketu?
Legen artikullshkruesi, legen dhe botuesi

Submitted by Taras (not verified) on

Himara me banoret e saj kane6histori shekullore. Kurse maloket e zbritur ne Tirane kane dy dekada dhe jane njesoj sikur Jewish settlers ne Jerusalem. Ketyre ne Tirane buldozeri tua rrafshoje muret sepse kane zenetokat e banoreve autoktone. Himariotet kane culture dhe histori qe ardhacaket pushtues te Tiranes nuk e kane.

Submitted by redaksia on

Nuk eshte ky diskutimi dhe krahasimi. Krahasimi qe behet qendron te sjellja me dy standarde nga ana e qeverise. Qeverise me ligj i lejohet qe per interesa publike te beje prishje perkundrejt demshperblimit te drejte. Dhe ne rastin e Himares ajo mund te beje nje plan zhvillimi qe mund te parashikoje prishje. Por qeveria terhiqet jo pse aty banoret u cuan ne proteste, sepse ne e shohim tek Unaza e Re qe ajo nuk pyet shume per protesta te kufizuara, por sepse ka ushtruar presion qeveria greke. Dhe nuk besoj se pyet shume nese himariotet jane apo jo autoktone. Kjo eshte e qarte. 

Nje qeveri perkundrejt ketij problemi qaset vetem me ligjin dhe kushtetuten. Banoret te zona e Astirit vertet kane zene token dhe kane bere banesa pa leje, por jane qeverite shqiptare ato qe u kane kerkuar te vetedeklarohen per t'u legalizuar, jane qeverite shqiptare ato qe u kane bere preventivin mbi te cilin eshte bere aplikimi i takses se infrastruktures. Dhe me keta banore OSHEE dhe Ujesjellesi kane lidhur kontrata. Diksuh ka legalizuar, dikush tjeter ka 15 vjet qe pret pergjigje. 

Ne mund te themi me nje fjale qe "maloket te qerrohen", por nese kjo do te ishte shprehur ne terma politike, atehere qeveria e z. Berisha apo edhe kjo e z. Rama do te duhet qe atyre banoreve t'u kishte kthyer pergjigje zyrtare permes ALUIZNI-t: Jo, nuk LEGALIZOHESH. 

Ne rastin e Himares, nuk fituan himarjotet, por Greqia(sic na raporton gazeta greke). Shume mire qe e fituan kete beteje. Por a kane gje te sigurte?

Ne rastin e dyte, nuk fiton askush, por nje qeveri qe e paska shume kollaj te te marre pronen edhe pasi te ka marre taksat. Ndaj ky gezimi per autoktoni, apo dallimi per legalitet moral nuk ka shume vlere ne kete rast. Ne fund te fundit himarjotet e kane ne lekure trajtimin prej qeverive qe i trajton si te ardhur perderisa prej vitesh e vitesh nuk u regjistron shtepite. E mira dhe logjika e do qe te ardhurit qe nuk e do i thua qe ne fillim: udha e mbare. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Me nje fjale, jane vete keto qeveri shqiptare Alija-Berisha-Nano-Rama, si dhe ky shtet shqiptar, te cilet me politiken e tyre te shperberjes se popullit shqiptar kane arritur sot qe kjo zone Bregu, me nje shqipe te vjeter, te greqezohet e te ktheje perhere e me teper syte nga Greqia, pasi ky shtet i tyre ne Shqiperi vetem i ka percare me Ligjin 7051, i ka futur njerezit ne grindje me njeri-tjetrin, ka mbyllur syte para nderhyrjes ne ate zone te gjithfare biznesmenesh dhe njerezish te tjere, qe kane hyre permes gjithfare allishverishesh dhe jo blerjes se Tokes si kudo ne bote, ka lene sa e sa njerez te asaj zone pa nje 200 metersh toke te pakten, te cilet dikur e kane punuar token e tyre me krahet e tyre, por socializmi i terhoqi vite me vone neper qytete, ky shtet akoma nuk ua ka legalizuar tokat pronarve shekullore, ky shtet akoma nuk ka nxjerre ligje qe te pakten njeriu te shkoje e te bleje nje cope nga toka e tij shekullore, te cilen e ka punuar dikur me krahet e tij. Pse te mos shikojne tani banoert e atyre zonave nga Greqia, e cila wshte nje shtet i rregullt me ligje europiane?!...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.