Yura Corporation mund të largohet nga Shqipëria. 1 vit për një tokë shtetërore...
Përfaqësuesi i një kompanie koreanojugore në Shqipëri, Yura Corporation, thotë se në Shqipëri është e vështirë të hapësh biznes. Sipas Lucas Nam që flet për revistën “Monitor” në vendin tonë procedurat dhe mungesa e një politike të mirëfilltë për investimet po detyrojnë kompaninë të shikojë mundësinë e largimit.
Cilat janë planet e Yura për Shqipërinë si pjesë e zgjerimit të saj. Mund të kemi ndonjë detaj për vlerën e investimit dhe numrin e punonjësve?
Yura Corporation Albania u themelua në maj 2018, si një nga kompanitë europiane të vendosura në këtë sektor nga kompania mëmë. Ne presim që të hapim një fabrikë në Fier lidhur me prodhimin e pajisjeve kabllore. Investimi në fazën e parë është parashikuar që të jetë 6.5 milionë euro dhe të ketë të punësuar 516 punonjës.
Aktualisht nuk kemi nisur dhe nuk jemi të vendosur për të investuar në Shqipëri, për shkak të disa problemeve. Prej ditës që kam shprehur interes për tokën pronë shtetërore është bërë më shumë se një vit. Nëse kjo do të dështojë, ne do të tërhiqemi nga plani ynë i biznesit. Ndaj nuk mund të themi që projekti është në zbatim. Vetëm negociatat fillestare më shumë se një vit, saktësisht nga shtatori 2017.
Si e shihni klimën e biznesit në Shqipëri meqë jeni një investitor i ri potencial në vendin tonë?
Aktualisht është shumë e vështirë për shkak të disa proceseve për të marrë tokë apo terrenin e nevojshëm për investimin. Ky terren është gati i braktisur, një fabrikë që zotërohet nga shteti. Por m’u desh aq shumë kohë që ta merrja këtë tokë. Aktualisht plani ynë i biznesit ka ngecur, për shkak të këtij procesi që përmenda më sipër dhe u bënë 5 muaj me këtë situatë.
Cilat janë disa nga avantazhet që ka Shqipëria në këndvështrimin tuaj dhe që mund të sjellin këtu investitorët?
Shqipëria aktualisht ka kosto të ulët dhe stabilitet në përmirësim në përgjithësi. Edhe kjo mund të jetë një zgjidhje për zhvillimin e logjistikës dhe një zinxhir ditor furnizimi për biznesin automotiv europian.
Cilat janë disa nga çështjet që mendoni se duhet të shihen më me kujdes, në mënyrë që gjithçka të bëhet më e thjeshtë për investitorët që duan të investojnë këtu?
Është e vështirë për të hapur një biznes, për shkak të shumë procedurave të vështira administrative dhe rregullative. Për më tepër, një politikë jo e mirëpërgatitur për Investimet e Huaja Direkte, ua vështirëson situatën investitorëve të huaj që të vijnë në Shqipëri në krahasim me atë që gjen në vende të tjera.
Comments
As i pari e as i fundit! Kane
As i pari e as i fundit! Kane tentuar edhe shqiptare nga diaspora (USA) te investojne ne Shqiperi (sipas shtypit) dhe nuk kane mundur. 1 U kerkohet leke nen dore. 2 U dalin pengesa nga me te ndryshmet. 3 U dalin dy deri ne kater pronare toke. 4 U vonohen pergjigjet ose nuk u vijne fare nga institucionet shqiptare. 5 Pergjate rruges se dokumentave u dalin edhe dokumenta shtese, e keto nuk kane fund.
Te gjitha keto i solli reforma agrare e (gjoja) Ligjit 7051 dhe nje mungese Ligji per Token. Te gjithe ata te zotet, pra hajdutet dhe mashtruesit, jane bere pronare tokash atje ku ata nuk u kishin degjuar emrin me pare zonave ku kane hyre, vete te zotet e prones nuk kane marre nje 200 metersh dynym sa per nje kasolle!
Kjo eshte gjendja ne Albanistan, kjo eshte panorama ne Arnautistan. Dhe fajin na e ka Greku dhe Serbi!!! Pika qe s'u bije!
Padyshim qe ligji 7051 eshte
Padyshim qe ligji 7051 eshte nje nga pikat e forta destabilizuese per cdo investitor te huaj apo jo qe i duhet toka. Po pika e dobet eshte rritja e perqindjes se rryshfetit e cila krahasuar me vitin 2010 eshte rritur me shume se 3 fish. Dicka te 10% duhej te paguaje rryshfet per te blere nje drejtor drejtorie, kryetar bashkie, minister apo me shume ne 2010. E keto leke mund ti paguanje edhe pas fillimit te punes. 30% duhet te paguash sot per te njejten gje dhe kete rryshfet qe i duhet zyrtarit per te bere punen e tij, duhet ta paguash paradhenie. Shumica e zyrtareve kerkojne rryshfet perqindje te kompanise qe do te ngrihet, (ka raste edhe 30%) kerkojne pjestar te bordit apo te punesojne njeriun e tyre ne sektorin e finances me akses ne dokumete. Pa llogaritur ketu PPP qe shumica jane thjeshte jane dhurim lekesh dhe kerkohen rryshfet edhe 50% paradhenie
500 punonjes per Shqiperine,
500 punonjes per Shqiperine, te punesuar do te ishte nje numer i rendesishem!
Por nuk ka asnje rendesi per Parine se ciles nuk i intereson ky popull por vetem te zhvate!
Add new comment