U premtua për në qershor/Aeroporti i Vlorës, ende asnjë shenjë për nisje punimesh

Fillimi i këtij viti për kryeministrin Edi Rama nisi me një premtim të madh. Ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Në janar të këtij viti kryeministri Edi Rama shkroi në Facebook se në qershor të këtij viti do të nisin punimet për ndërtimin e aeroportit. Por çfarë po ndodh aktualisht në fushën e Akërnisë. Banorët thonë se para disa muajsh kanë parë disa persona të cilët kanë marrë kampionet e tokës dhe që prej atëherë asgjë nuk ka ndryshuar në atë zonë. Ndërkohë në muajin korrik kryeministri Rama bëri një tjetër premtim ku tha se do të punësohen 1 mijë vetë ndërsa indirekt do të punësohen dhjetra mijëra
Oferta për ndërtimin e aeroportit të Vlorës është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction dhe Kolin Construction. Ndërkohë grupet e negocimit vijojnë bisedimet për finalizimin e kontratës.
TemA Tv
Add new comment