Non grata nga SHBA edhe Tom Doshi
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/04/C0ADB426-DE64-479F-836C-EF825173A89D_2018_04_16_19.jpeg?itok=SD14UIA1)
Pas Adriatik Llallës është radha e deputetit Tom Doshi që të marrë vizën e kuqe nga ShBA. Sot Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se Doshit dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në ShBA nën dispozitat e ligjit që ndëshkoj korrupsionin e zyrtarëve të huaj.
DASh njofton zyrtarisht se referenca ligjore që zbatohet për Doshin është pikërisht ajo që ka të bëjë me përfshirjen në akte domethënëse korrupsioni, për të cilat sekretari i Shtetit ka informacione të besushme.
Ky është rasti i dytë pas ish-prokurorit të Përgjithshëm dhe një sinjal se pandëshkueshmëria duhet të marrë fund. Është detyra e Prokuororit të Përgjithshëm të nisë hetimet në këtë rast pasi ka të dhëna publike që e imponojnë atë. Doshi është ndër njerëzit e afërt të kryeministrit Edi Rama, pavarësisht inskenimit të disa viteve më parë që përfshiu edhe presidentin aktual, Ilir Meta.
Add new comment